Lidhje

Shqipëri, në rritje të vazhdueshme numri i të shtruarve më COVID 19


Në Shqipëri, numri i të shtruarve me Koronavirus në spitale vijon tendecën rritëse, ndërsa viktimat e ditëve të fundit mbeten në kuota të larta. Deri pasditen e së premtes “në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën sërish 5 persona: një 56 vjeçar nga Cerriku një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana, një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.

Prej disa ditësh po verifikohet një numër më i lartë të shëruarish, krahasuar me rastet e reja. Sipas të dhënave të ministrisë janë 150 persona që kanë rezultuar negativë në dy testime radhazi, ndërsa nga 857 testime të 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 123 të prekur në 20 qytete të ndryshme të vendit: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar. Në total, numri i të infektuarve i është afruar kuotës së 10 mijë rasteve që nga fillimi i pandemisë.

XS
SM
MD
LG