Lidhje

Minatorët e paligjshëm rrezikojnë jetën në Afrikën e Jugut


Minierat e paligjshme në Afrikën e Jugut janë ndër më fitimprurëset në kontinent, duke i shtyrë minatorët të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë në galeritë kryesisht të braktisura. Por shpresa për t'u pasuruar i nxit minatorët, të cilët shpesh janë të armatosur për të mbrojtur përfitimet e tyre të paligjshme.

Minatorët e paligjshëm rrezikojnë jetën në Afrikën e Jugut
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Varfëria dhe dëshpërimi po i shtyjnë disa afrikano-jugorë si Jozefi, i cili dha vetëm emrin e tij të parë, të rrezikojnë jetën e tyre duke gërmuar në mënyrë të paligjshme me shpresën e gjetjes së arit.

"Ne jemi duke punuar në mjedise të rrezikshme, ku nuk ka siguri dhe na rrezikohet shëndeti sepse thithim gjithë këtë pluhur dhe kimikate gjatë gërmimit dhe përpunimit. Është shumë e vështirë. Unë kam një familje në shtëpi për t'u kujdesur. Ky është i vetmi burim jetese. Punojmë nga mëngjesi deri në perëndim të diellit, dhe që të prodhojmë një gram ar, ndonjëherë na duhen një ose dy ditë", thotë Jozefi, një minator i paligjshëm.

Disa prej tyre dikur kanë punuar në industrinë e ligjshme të minierave.

James Wellsted është me kompaninë më të madhe prodhuese të arit në Afrikën e Jugut, "Sibanye Stillwater".

"Ju e dini që sektori i minierave gjatë shumë viteve është tkurrur mjaft edhe në Afrikën e Jugut, që do të thotë se ka shumë ish-minatorë tani të papunë, dhe për këtë arsye disa prej tyre u drejtohen minierave të paligjshme. Është një sfidë shumë e madhe për industrinë minerare dhe vendin në tërësi", thotë zoti Wellsted.

Minatorët ilegalë punësojnë rojet e tyre të sigurisë për t'i njoftuar për praninë e policisë dhe për t'i mbrojtur nga minatorët rivalë.

Roja Celemba, i cili gjithashtu dha vetëm emrin e tij të parë, thotë se si minatorët edhe ai ka pak mundësi për t'u kujdesur për familjen e tij.

"Sa herë që dikush zbret në tunel, ai individ paguan diçka. Dhe kur del, ai gjithashtu na jep një pjesë të materialit. Po punojmë me turne; secili ekip punon për dy netë në javë", thotë ai.

Por, ata nuk rrezikojnë vetëm sigurinë e tyre, thotë zoti Wellsted.

"Ata janë shpesh të armatosur, kështu që ekziston një kërcënim për punonjësit tanë, nëse ata hasin këta minatorë të paligjshëm nën tokë. Padyshim, korruptimi i punonjësve dhe vjedhja që vazhdon të gjenerojë ky aktivitet i paligjshëm dhe siç e dini, ata po vjedhin burime që na përkasin neve. Ne kemi të drejtën e aktivitetit minerar", thotë zoti Wellsted.

Për t'u dhënë fund problemeve të minierave të paligjshme, zoti Wellsted thotë se autoritetet duhet të krijojnë më shumë mundësi pune për minatorët.

Ndërkohë, pavarësisht se nuk gjejnë asgjë për ditë të tëra, minatorët vazhdojnë të gërmojnë.

Për ta nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vazhdojnë të përpiqen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG