Lidhje

Luftansa shkurton personelin, planifikon rritjen e testimeve për COVID-19 


Luftansa shkurton personelin, planifikon shtimin e testimeve për COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, thotë se do të vazhdojnë me reduktimin e stafit krahas shkurtimit të 22 mijë punonjësve të saj të kryer pak kohë më parë. Njoftimi pavarësisht një ndihme të qeverisë prej 10.5 miliardë dollarësh në muajin qershor. Kompania, e cila ka nën pronësi edhe “Australian Airlines” dhe “Eurowings”, thotë se një pjesë te avionëve nuk do të fluturojnë për një afat të gjatë ndërsa shtatë avionë të mbetur të tipit “Airbus A340 dhe 600” do të hiqen përgjithmonë nga përdorimi.

Duke parë ndikimin që pandemia ka mbi fluturimet ndërkombëtare, kompania Lufthansa thotë se pret që për pjesën e mbetur të vitit të ushtrojë veprimtarinë e saj me 20 deri 30 për qind të kapacitetit, ndërsa planifikon shkurtim të mëtejshëm të stafit.

Vendimi i kompanisë gjermane befasoi pilotin me përvojë tashmë në pension të “United Airlines”, Ross Aimer.

“Lufthansa është një nga kompanitë më të forta ajrore kur flasim për financat, udhëtarët tëkënaqur apo edhe infrastrukturën. Ndaj kjo është befasuese. Imagjinoni se ku ndodhen kompanitë tjera nëse Lufthansa përballet me këto dilema”, thotë ai.

Një sindikatë që përfaqëson punëtorët e Lufthansas ka kritikuar planin për shkurtim të stafit duke kërkuar bisedime me kompaninë e cila në qershor mori 10.5 miliardë dollarë ndihma nga shteti.

Kompania ajrore thotë se do të ulë shpenzimet mujore prej 586 milionë dollarësh. Profesori i Universitetit “Reading Law School”, Jorge Guira, shpjegon se cfarë do të thotë kjo gjë.

“Aeroplanët kryesisht merren me qera nga kompani që duhen paguar. Duhet të paguash edhe aeroportet për hapësirën që shfrytëzon. Kur këtyre shpenzimeve u shtohen edhe ato që kryen për stafin, dalim tek ajo shifër e madhe që ka mbi kokë çdo kompani e mirësikurse Lufthansa”, thotë profesori Guira.

Me reduktimin e udhëtarëve, kompania planifikon të largojë disa avionë nga shërbimi.

“Arsyeja e këtij vendimi është se sepse ata presin tëkenë pak udhëtarë për një periudhë kohe. Çfarë mund të bësh tjetër kur ke një situatë kaq të rëndë dhe njerëzit nuk janë gati të merren me një problem si ky?!” thotë profesori Jorge Guira.

Por me shkurtimin e stafit, ka një dilemë thotë eksperti Aimer: çfarë do të ndodhë pas pandemisë kur njerëzit u kthehen udhëtimeve?

“Kur ky makth të marrë fund dhe udhëtarët të kenë besim të udhëtojnë sërish, kompanitë do të jenë pa pilotë. Sepse bashkë me avionëtqë po hiqen nga qarkullimi po largohen edhe njerëzit të cilëve do t’u duhet kohë të kthehen në gjendje pune dhe kjo është e kushtueshme”, thotë themeluesi i kompanisë “Aero Consulting Experts”.

Udhëtimet për pushime verore nuk zgjatën shumë në Evropë, pasi numri i infektimeve me koronavirus u rrit në Spanjë, Francë dhe vende tjera, duke detyruar shtimin e masave kufizuese.

Të martën, kompanitë ajrore kërkuan që testimet për COVID-19 të zëvendësojnë masat e vendosjes së udhëtarëve në karantinë, që kanë ndikuar në rënien e numrit të fluturimeve.

“Testimi sistematik i udhëtarëve para nisjes do të garantonte se ata që fluturojnë nuk janë të infektuar, ose nën rrezik që të infektohen”, thotë Alexandre de Juniac, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.

Javën e kaluar, Lufthansa njoftoi se planifikon shtimin e testeve përpara hyrjes në aeroplanë, masë kjo që shihet si e domosdoshme për ta rikthyer në jetë këtë industri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG