Lidhje

Administrata Trump kufizon më tej pranimin e refugjatëve


Refugees and migrants wait to board buses after their arrival at the port of Lavrio, about 75 kilometers (48miles) south of Athens, on Tuesday, Sept. 29, 2020. Greek authorities have moved nearly 1,000 asylum-seekers from eastern Aegean islands to…
Refugees and migrants wait to board buses after their arrival at the port of Lavrio, about 75 kilometers (48miles) south of Athens, on Tuesday, Sept. 29, 2020. Greek authorities have moved nearly 1,000 asylum-seekers from eastern Aegean islands to…

Administrata e presidentit Trump tha të mërkurën vonë se dëshiron të shkurtojë numrin e refugjatëve që pranohen në Shtetet e Bashkuara në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon sot ((1 tetor)).

Kjo është shifra më e fundit në një seri shkurtimesh vjetore që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në vitin 2017.

Në vitin 2020, administrata e vendosi kufirin në 18,000 refugjatë. Shtetet e Bashkuara lejuan 10,892 refugjatë përpara se ta pezullonin programin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo është shifra më e ulët që kur programi i refugjatëve u miratua nga Kongresi në vitin 1980. Kufiri vjetor gjatë administratës së Presidentit Barack Obama ishte midis 70,000 dhe 85,000 refugjatë.

Departamenti i Shtetit tha se propozimi i Presidentit Trump për vitin 2021 "ripohon angazhimin e përhershëm të Amerikës për të ndihmuar njerëzit më të prekur në botë ndërsa përmbush detyrën tonë parësore për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer popullit amerikan"

Krish Vignarajah, presidente e Shërbimit Luteranian të Emigracionit dhe Refugjatëve, një agjenci e financuar nga qeveria amerikane që ndihmon për sistemimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, tha se vendimi për të kufizuar më tej numrin e pranimit të refugjatëve "është plotësisht një dështim i detyrimit tonë moral dhe i vlerave të kombit tonë. ”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG