Lidhje

Trump falenderon Ramën për qëndrimet ndaj ndikimit të Kinës


Presidenti amerikan Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama ku e falenderon për qëndrimet që qeveria shqiptare ka mbajtur në raport me ndikimet “malinje” të Kinës, duke nxitur edhe daljen e Shqipërisë nisma kineze “17+1”.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t'ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit”, shkruhet në letrën e presidentit amerikan, sipas të cilit “mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë”.

Presidenti amerikan shprehet se është i kënaqur “nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve - një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni”.
Presidenti amerikan ka vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë lidhur me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, por dhe me zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke inkurajuar Shqipërinë që dhe ajo të spostojë ambasadën e saj në Jeruzalem. “Unë dua t'ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t'u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG