Lidhje

Kritikët kërkojnë përgjigje më të ashpër nga Evropa ndaj helmimit të disidentëve rusë


Britania tërheq shumë shtetas rusë, qofshin ata miq, apo armiq të qeverisë së Moskës. Ata joshen nga stili i jetës, bankat, butikët dhe komuniteti rus në kryeqytetin britanik. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell në Londër shpjegon se për disa refugjatë politikë rusë, që janë vendosur në Londër dhe qytete tjera të Evropës Perëndimore, është e vështirë t’i shpëtojnë dorës së zgjatur të Kremlinit.

Kritikët kërkojnë përgjigje më të ashpër nga Evropa ndaj helmimit të disidentëve rusë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Londra është destinacion i preferuar për shumë rusë që kërkojnë fillimin e një jete të re në Evropë, thotë ish diplomati britanik dhe njohësi i çështjeve ruse Ian Bond.

“Keni një komunitet ku mund të bëheni pjesë. Egzistojnë disa gazeta në gjuhën ruse. Ka kisha dhe shkolla ruse”, thotë ai.

Dëbimi nuk ofron gjithmonë siguri. Kritiku i Presidentit Putin, Aleksandër Litninenko vdiq pas helmimit me lëndë radioaktive në Londër më 2006. Britania fajëson Rusinë për vrasjen.

Më 2018, ish agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u helmuan me Novichok, një agjent nervor që prodhohet vetëm nga qeveria ruse. Të dy mbijetuan, por një banore lokale vdiq pas kontaktit me helmin.

Ish komandanti çeçen Zelimkhan Khangoshvili u qëllua për vdekje në një park të Berlinit më 2019. Gjermania thotë se pas vrasjes qëndron qeveria ruse.

Moska mohon përfshirjen në këto vrasje dhe tentativa vrasjeje. Por analistët thonë se në dy dekadat e fundit ka pasur shumë vdekje të dyshimta të të dëbuarve politikë në Evropë. Për shumicën ende nuk është arritur drejtësi.

“Ekzsiton një prirje tek disa vende evropiane të mendojnë se ndërsa rusët po vrasin rusët le të merren vetë me këto raste”, thotë Ian Bond nga Qendra evropiane për Reformën.

Figura kryesore e opozitës ruse, Alexei Navalny dyshohet se është helmuar me Novichok në Siberi, prej nga u largua për trajtim në Berlin.

Bankieri Bill Browder udhëhoqi përpjekjet për të bindur vendet perëndimore të miratojnë të ashtuquajturat “ligje Magnisky” që synojnë bllokimin e pasurive të zyrtarëve të Kremlinit të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Nisma u mor pasi këshilltari i tij për taksat Sergei Magnitsky vdiq në një burg rus më 2009.

“Presidenti Putin helmoi kundërshtarët politikë me armë kimike. Ai duhet të ndëshkohet. Por ende nuk ka asgjë”, thotë ai.

Zoti Browder thotë se Evropa ka fuqi kundër zotit Putin dhe oligarkëve që e mbajnë atë në pushtet.

“Të gjithë këta njerëz kanë vila në jug të Francës, në Sardenjë, në Marbella. I mbajnë llogaritë bankare në Zvicër, Paris dhe Londër. Nëse do të veprosh, shkoni pas asaj që ata lakmojnë më shumë, në mënyrë që të mendohen dy herë përara se të kryejnë veprime djallëzore. BE është çelësi”, thotë bankieri dhe aktivisti politik Bill Browder.

Gjermania u kërkoi vendeve të Bashkimit Evropian vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas helmimit të zotit Navalny. Por çdo vend anëtar mund të përdor të drejtën e vetos për të bllokuar vendimin.

“Gjithmonë shfaqet dikush që dëshiron t’i bëj nder Presidentit Putin, prandaj BE nuk mundet të veprojë efektshëm”, thotë zoti Browder.

Gjermania është akuzuar për hipokrizi, ndërsa po ecën përpara me ndërtimin e tubacionit të gazit “Nord Stream 2” nga Rusia në brigjet e saj veriore. Kritikët, përfshirë Uashingtonin, thonë se tubacioni vetëm sa e pasuron Kremlinin.

“Mendoj se kancelarja Merkel ishte nën presionin më të madh ndonjëherë për ta ndaluar atë”, thotë Ian Bond nga Qendra evropiane e Reformës.

Gjermania dërgoi mostrat e marra nga Alexei Navalny në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike në Hagë. Nëse konfirmohet përdorimi i helmit Novichok, Berlini thotë se do të bëj presion për më shumë sanskione ndaj Moskës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG