Lidhje

NATO, zgjedhjet në SHBA dhe marrëdhëniet e tensionuara transatlantike


Aleatët evropianë të SHBA-së po përcjellin me vëmendje zhvillimet ndërsa procesi i zgjedhjeve presidenciale po shkon drejt fazës së fundit të tij. Marrëdhëniet transatlantike gjatë administratës së Presidentit Trump kanë qenë të tensionuara herë pas here dhe disa nga aleatët kryesorë evropianë shpresojnë që ato të stabilizohen nën presidencën e Joe Biden-it. Por anëtarë tjerë të NATO-s e kanë mirëpritur kërkesën e presidentit Donald Trump që Evropa të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Pak pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2016, Presidenti Donald Trump e quajti NATO-n një organizatë të “vjetëruar”, pasi siç tha ai “nuk po e ndalonte terrorin”.

Ky koment alarmoi aleatët e NATO-s të tronditur pas pushtimit rus të një pjese të territorit të Ukrainës.

Por toni i presidentit ndryshoi në 2017-n.

Tani po e luftojnë terrorizmin. Kam thënë se ishte vjetëruar, por jo më”, deklaroi Presidenti Trump.

Për Evropën, një e ardhme e paqartë nënkupton vështirësi, thotë analistja e çështjeve të sigurisë Julie Norman.

Të duhet një aleat që është i besueshëm, sidomos një aleat i rëndësishëm si Shtetet e Bashkuara”, thotë ajo.

Por cfarë nënkupton rivali i zotit Trump, Joe Biden për aleatët evropianë?

Zoti Biden është më i përshtatshën për NATO-në sepse aleanca mbetet themel i sigurisë së Britanisë dhe Evropës në përgjithësi”, thotë Ian Bond i Qendrës për Reformën Evropiane.

Mbështetësit e presidentit Donald Trump thonë se ai duhet të gjykohet për veprimet e tij. Presidenti mbikëqyri vendosjen e trupave dhe pajisjeve amerikane në Poloni më 2017, zbarkimi më i madh i NATO-s që nga Lufta e Ftohtë. Ai mbetet figurë popullore në Poloni dhe ish shtete tjera sovjetike.

Disa nga ato shtete duan që zoti Trump të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë”, thotë analistja e çështjeve të sigurisë Julie Norman.

Në rastin e Gjermanisë, aleati më i madh evropian, Presidenti Trump akuzoi Berlinin për vonesa për të paguar detyrimet e saj financiare ndaj aleancës veri-atlantike, dhe ka bërë të ditur planet e tërheqjes së 20 mijë trupave nga ai vend.

Megjithëse toni i tij është i ashpër, Presidenti thotë të vërteta që Evropa nuk dëshiron t’i dëgjojë thotë analisti politik Matthew Parris.

Ai në një mënyrë instiktive, ka pasur të drejtë për shumë gjëra. Mbase kjo ishte rruga e duhur për t’iu kundërpërgjigjur çështjeve tregtare me Kinën. Ai ka të drejtë për shpenzimet e NATO-s, ai ka të drejtë kur thotë se shumë shtete evropiane nuk po u përmbahen përgjegjësive të tyre”, thotë analisti Parris.

Qëndrimi i ashpër i Uashingtonit ndaj Kinës mund të mos ndryshojë edhe nëse ka ndryshime në Shtëpinë e Bardhë, thotë analistja Julie Norman.

Shumë demokratë, përfshirë edhe zotin Biden, ndajnë shqetësime të njëjta me zotin Trump rreth Kinës dhe raportet e shumë vendeve evropiane me Kinën”, thotë zonja Norman.

Dallimi më i madh mes aleatëve transatlantikë lidhej me ndryshimet klimatike. Shumë vende evropiane pëlqejnë më shumë qëndrimet e zotit Biden thotë analistja Leslie Vinjamuri.

Mendoj se për Evropën është e qartë se këto zgjedhje paraqesin një sfidë të madhe për atë që është çështja më e rëndësishm në nivel ndërkombëtar për 10 apo 15 vitet e ardhshme”, thotë zonja Vinjamuri.

Evropa përballet me shumë sfida strategjike sikurse ato të lidhura me Rusinë, konfliktin në Libi, Lindjen e Mesme dhe tensionet me Turqinë.

SHBA duket se do të luajë rolin kryesor, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG