Lidhje

Katërmbëdhjetë të vdekur, qindra të plagosur nga tërmeti në Egje


Katërmbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit.

Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi.

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur. Guvernatori i Izmirit tha se 70 njerëz ishin shpëtuar nga rrënojat.

Dëme pati edhe në ishullin grek, Samos. Drejtori i spitalit në Samos tha se katër persona u trajtuan atje për dëmtime të lehta.

Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se epiqendra ishte në një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje, me një magnitudë 6.6. Ekipe kërkimi dhe shpëtimi kanë shkuar në Izmir.

Udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë të mbërthyer në një mosmarrëveshje të ashpër mbi të drejtat e eksplorimit të burimeve natyrore në Mesdheun lindor, patën sot një bisedë telefonike.

Sipas presidencës së Turqisë, ata shfaqën shpresën se dy vendet do t’i kapërcejnë shpejt pasojat e tërmetit.

Presidenti Tajip Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë nëse është e nevojshme, sipas zyrës së presidentit.

Më herët, ministrat e jashtëm të dy vendeve biseduan në telefon dhe u shprehën se ishin të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin, tha Ankaraja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG