Lidhje

Tërmeti vdekjeprurës ngroh marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë


Ekipet e shpëtimit në të dy anët e detit Egje po vazhdojnë të shtunën kërkimet për të mbijetur nga një tërmet i fuqishëm që goditi qytetin turk të Izmirit e që u ndje edhe tek dy ishuj grekë.

Ata arritën të nxjerrin nga gërmadhat e ndërtesave trupat e paktën 27 viktimave si dhe të qindra të plagosurve. Ekspertët në Athinë njoftuan të shtunën se të paktën 60 pasgoditje kanë tronditur ishujt grekë të Samosit dhe Ikarias, që kur tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7 goditi rajonin.

Disa orë pas rënies së tërmetit Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë të rrallë telefonike duke ngushëlluar njëri-tjetrin lidhur me ngjarjen. Një zhvillim që vjen në një periudhë të tensionuar mes dy vendeve mbi pretendime mbi shelfin kontinental.

Ekspertët parashikojnë se numri i të vdekurve do të rritet. Sizmologu grek Akis Tselentis tha se pasgoditjet mund të rezultojnë të fuqishme për shkak të thellësisë së cekët të tërmetit, rreth10 kilometra dhe mund të zgjasin deri në dy muaj. Të shtunën, Franca ofroi ndihmë për të dy vendet, duke ofruar "solidaritet të plotë si për Greqinë ashtu edhe për Turqinë".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG