Lidhje

Dekriminalizimi, PD akuzon prokurorinë për vonesa në verifikim


Në Shqipëri Partia Demokratike akuzoi sot Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela se është bërë pengesë për procesin e dekriminalizimit, duke ju referuar rastit të dy kryebashkiakëve socialist të denoncuar prej saj, prej muajsh të tërë.

Në një letër drejtuar zotit Çela, Sekretari i përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, shkruan se “Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka refuzuar në vijimësi të bëjë transparencë dhe të përcjellë informacion zyrtar mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës së miratimit të rezultateve të verifikimit”, për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Mark Babani dhe atë të Mallakastrës Qerim Ismailaj, duke akuzuar drejtpërdrejtë zotin Çela se “procesi i verifikimit të figurës së zyrtarëve publik është frenuar” se ai ka “deformuar mënyrën e zbatimit të ligjit” dhe se madje “po e pengon tërësisht zbatimin e ligjit”.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Zërit të Amerikës se ecuria e procesit në rastin e dy kryebashkiakëve “nuk është penguar nga vullneti i Prokurorisë”, por se “ka vonesat në kthimin e përgjigjeve nga autoritetet e huaja, të cilave u janë drejtuar kërkesat për verifikime” dhe se “pa mbërritur këto përgjigje procesi nuk mund të mbyllet”.

Sipas Partisë Demokratike, e cila ka publikuar dhe dokumenta në mbështetje të akuzave të saj ndaj përfaqësuesve socialist, kryebashkiaku i Vaut të Dejës rezulton të ketë qenë i dënuar në Itali. Opozita ka bërë publike në shtator të 2019-ës, shkresa zyrtare të nxjerra nga sistemi italian i burgjeve, në bazë të të cilave dëshmohet se “Mark Babani, nën emrin Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian”. PD publikoi në atë kohë, dhe një dokument të dytë “i cili ka një element plus, të cilin Mark Babani nuk mund ta mohojë. Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane”.

Ndërsa për kryebashkiakun e Mallakastrës, Partia Demokratike ka deklaruar në janar të këtij viti, se “dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi dhe më pas është dënuar dhe dëbuar në periudhën 1999-2000”.

Falë denoncimeve të opozitës, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri u dorëhoq, në muajin gusht të citit të shkuar, pa mundur as të ulet në karriken e kryebashkiakut, pasi u zbulua një dënim i marrë në Itali. Po ashtu dhe kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku i cili rezistoi deri në momentet e fundit, u largua nga posti, kur pas verifikimit të të dhënave dhe nga Prokuroria, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG