Lidhje

Evropa kërkon masa më të rrepta të kontrollit në kufijtë e saj


Pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë, Franca dhe Gjermania po bëjnë thirrje për siguri shumë më të rreptë në kufijtë e tyre të jashtëm. Ekspertët thonë megjithatë, se vetëm masa të tilla nuk kanë gjasa ta zgjidhin problemin.

Sulmet filluan në Paris më 16 tetor - kur mësuesit Samuel Paty iu pre koka nga adoleshenti çeçen Abdullakh Anzorov.

Më pak se dy javë më vonë, një tunizian goditi për vdekje tre persona në një kishë në qytetin e Nisës. Ai kishte mbërritur aty nga Tunizia si imigrant përmes Italisë.

Evropa kërkon masa më të rrepta të kontrollit në kufijtë e saj
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

Dhe më 2 nëntor, simpatizanti i Shtetit Islamik Kujtim Fejzullai qëlloi dhe vrau katër persona në Vjenë.

Udhëheqësit e këtyre vendeve - së bashku me krerët dhe zyrtarët e tjerë të shteteve evropiane - u takuan të martën për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj situatës. Franca dhe Gjermania bënë thirrje për të siguruar më rreptësisht kufirin në zonat e udhëtimit pa pasaporta të Evropës, që njihet si Zona Shengen.

"Masa nuk ka të bëjë me zvogëlimin ose pakësimin e së drejtës për azil, por ka të bëjë me zbatimin e drejtë dhe luftimin e rrugëve për ta keqpërdorur atë, dhe për të mbrojtur më mirë kufijtë tanë të përbashkët", tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Terroristët në Nisë dhe Vjenë kishin lëvizur lirisht mes vendeve të Shengenit. Sigurimi i kufirit të jashtëm nuk do ta zgjidhë domosdoshmërisht problemin, thotë analisti i terrorit Raffaello Pantucci.

"Siç e kemi parë në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, sulmet terroriste kanë prirjen të vijnë nga brenda. Incidenti i fundit që pamë në Austri ishte një shembull tjetër i kësaj. Ndërsa individi i përfshirë mund të jetë emigrant i brezit të dytë, ai në të vërtetë ka lindur në Austri”, thotë analisti.

Pra, si duhet ta trajtojnë qeveritë kërcënimin e radikalizimit të rritur në vend? Evropa po propozon ligje të reja për të goditur kompanitë e internetit që lejojnë përmbajtje ekstremiste.

"Në momentin që u jepet prova se në faqet e tyre ka diçka që është kriminale ose e dëmshme, ata duhet të reagojnë menjëherë dhe me shpejtësi", thotë Ursula von der Leyen, president e Komisionit Evropian.

Takimi i BE-së u zhvillua në përvjetorin e pestë të sulmeve të koordinuara terroriste në Paris, kur nëntë sulmues vranë 130 njerëz. Që nga ajo kohë, shumica e sulmeve në Evropë janë kryer nga të ashtuquajturit terroristë të vetmuar.

"Është një situatë më e mirë sesa ajo e para disa viteve, në kohën e sulmeve në shkallë të gjerë që pamë në Paris apo Madrid ose Londër", thotë Raffaelo Pantucci.

27 krerët e shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen përsëri në dhjetor për të vendosur hapa konkretë për trajtimin e kërcënimit terrorist.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG