Lidhje

Shqipëri, 108 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë


Shqipëri, 108 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Në Shqipëri u festua sot 108 vjetorii Shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoninë zyrtare, të mbajtur në Vlorë, morën pjesë krerët e lartë të shtetit shqiptar. Pavarësisht pandemisë dhe paralajmërimit të autoriteteve kundër grumbullimeve me dhjetëra qytetarë dolën në shesh për të festuar.

Shqipëri, 108 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Për të nderuar 108 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar në qytetin e Flamurit ishte edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruci. Krerët e lartë të shtetit shqiptar nderuan së bashku momentin solemn të flamurit kombëtar dhe vunë kurora në monumentin e ushtarit të panjohur. Kryeministri Edi Rama u përcolli gjithë shqiptarëve, kudo ku janë,urimet e festës së pavarësisë.

“Dua t’i uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës Çlirimtare të Kosovës. Dëshiroj t'i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha bëri sot homazhenë varrezat e dëshmorëvedhevendosi kurorë me lule në përmendoren e Ismail Qemalit në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Zoti Basha përcolli urimet për gjithë kombin shqiptar dhe tha se "në ditën e Pavarësisë kujtohej me nderim e respekt vepra e sakrificës të gjithë bijve dhe bijave që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare”.

“Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë".

Dita e Pavarësisë është ngjarja më e rëndësishme e shtetit shqiptar. Pas një pushtimi 4 shekuj e gjysmë nga perandoria otomane, dhe luftërave të shumta me pushtuesit fqinjë, 83 firmëtarë nga të gjitha trevat shqiptare që nga Gjirokastra deri në Prishtinë, të mbledhur në Vlorë më 28 nëntor 1912, e shpallën Shqipërinë të lirë dhe të pavarur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG