Periudha e gjatë e pandemisë ka krijuar vështirësi në funksionimin e administratave bashkiake, sidomos për shërbimet ndaj qytetarëve, vjeljen e taksave dhe realizimin e investimeve publike. Situata duket më e rënduar në disa prej bashkive të mëdha ku, për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese, është përkeqësuar situata ekonomike e mijra familjeve dhe ku numri i të infektuarve me COVID-19 është më i lartë se në bashkitë e vogla.
Facebook Forum