Lidhje

Trump: Nuk do të marr pjesë në inaugurimin e Biden-it


Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, më 20 janar.

Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit. Një burim që kishte dijeni për zhvillimet tha se në Shtëpinë e Bardhë ka patur diskutime për çështjen që zoti Trump të largohet nga Uashingtoni më 19 janar, një ditë përpara inaugurimit.

Ai pritet të shkojë në vendpushimin e tij në Florida, tha një burim.

Presidenti Trump shkroi në Twitter: "Për të gjithë ata që kanë kërkuar të dinë, unë nuk do të marr pjesë në inaugurim më 20 Janar."

Vendimi i Presidentit Trump shënon një shkëputje nga tradita amerikane, sipas të cilës presidenti që largohet merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG