Lidhje

Beteja ndaj COVID-19


Numri i përgjithshëm i rasteve në botë është mbi 90 milionë e 367 mijë ndërsa më humë se 1 milionë e 936 mijë kanë humbur jetën.

Beteja ndaj COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Vende të ndryshme në të gjithë botën po hasin në vështirësi ndërsa mundohen të kontrollojnë përhapjen e rasteve të reja me COVID-19, pandemia që deri tani ka prekur mbi 90 milionë njerëz në mbarë botën.

Japonia shpalli gjendje emergjente në Tokio dhe tri zona përreth javën e kaluar, ndërsa vazhdon përhapja e rasteve të reja me koronavirus, duke arritur një rekord prej 2 mijë e 500 rastesh në ditë vetëm në kryeqytet.

Kryeministri Yoshihide Suga thotë se masat emergjente do të zgjasin një muaj.

"Që nga festa e Vitit të Ri, rastet janë shtuar shumë dhe situata është rënduar”, tha zoti Kryeministri Suga.

Autoritetet synojnë fillimin e fushatës së vaksinimit nga fundi i shkurtit. Reagimet në Tokio janë të ndryshme.

"Unë e mbështes atë. Nëse nuk shpallim gjendje emergjente, nuk mund të ndalojmë daljen e njerëzve”, thotë Kazuki Yamashige, banor i Tokios.

"Punoj për një kompani teknologjie. Shpesh dalim pas punës që të bisedojmë me njëri tjetrin. Tani s’di ku do ta bëjmë këtë. Jam në telashe”, thotë banorja e Tokios, Marika Kira.

COVID-19 po përhapet shumë përtej Azisë. Libani është në një izolim mbarëkombëtar për 25 ditë. Vendi i vogël ka një rekord të ri ditor të infektimeve për të tretën ditë radhazi, me afër 4 mijë e 800 raste.

Pandemia po rëndon edhe më shumë krizën ekonomike dhe financiare, që nga shtimi i borxhit publik, tek humbja e rreth 80 për qind të vlerës së monedhës vendase.

Në Afrikë, Presidenti i Senegalit Macky Sall shpalli gjendje emergjente dhe vendosi orë policore në dy qytetet më të goditura, Dakar dhe Thiesi, ku ai thotë se janë regjistruar 90 për qind e rasteve me koronavirus.

Shumë thonë se duhen masa edhe më të rrepta.

Nuk më duket që ka kuptim ora policore nga ora 9 deri në 5 sepse njerëzit lëvizin dhe kanë më shumë kontakte në mëngjes, në autobusë ose në rrugë. Njerëzit dalin dhe nuk përdorin maska dhe nuk respektojnë asgjë. Mendoj se duhet shtrëngim i masave”, tha Assa Ndiaye, teknike laboratori.

"Ora policore nuk është e mirë sepse duhet të ndalojmë punën herët. Por kjo është zgjidhja që na mbron ne dhe familjet tona”, tha Matar Mbengue, vozitës autobusi.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i rasteve në botë është mbi 90 milionë e 367 mijë ndërsa më shumë se 1 milionë e 936 mijë kanë humbur jetën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG