Lidhje

Berluskoni në spital, probleme me zemrën


Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar me urgjencë në një spital të Monte Carlos për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi iu konfirmua të enjten Agjensisë Italiane të Lajmeve ANSA nga mjeku i tij personal.

Alberto Zangrillon i tha ANSA-s se ai e kishte vizituar zotin Berlusconi të hënën dhe kishte sugjeruar që ai të shtrohej menjëherë në një spital aty pranë pasi nuk mendonte se do të kishte qenë një lëvizje e mençur dërgimi i tij në Itali.

Manjati i medias 84-vjeçar, iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër në vitin 2016. Ai i ka mbijetuar gjithashtu kancerit të prostatës.

Shtatorin e kaluar zoti Berlusconi u shtrua në spital pas infektimit me koronavirus. Pas daljes nga spitali ai u tha gazetarëve se virusi kishte paraqitur "sfidën më të rrezikshme" të jetës së tij.

Silvio Berlusconi vazhdon të drejtojë partinë opozitare "Forza Italia". Problemet e tij me shëndetin vijnë në një kohë kur Italia është goditur nga kaosi politik dhe ndërsa një parti e koalicionit është larguar nga qeveria, duke e privuar atë nga një shumicë parlamentare.

Gazetat kanë spekuluar se disa ligjvënës të "Forza Italia" mund të bien dakord për ta ndihmuar administratën duke parandaluar zgjedhjet e parakohshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG