Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe origjina familjare e tij


Administrata e ardhshme e Presidentit Biden do të jetë një nga më të larmishmet në historinë amerikane. Sekretari i Shtetit Antony Blinken për shembull, e ka origjinën me rrënjë në Rusi, Izrael dhe Evropë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Natalka Pisnya njofton.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe origjina familjare e tij
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Ky është një regjistër i të dhënave të origjinës në qytetin ukrainas Pereyaslav. Të dhënat për familjen Blinken janë regjistruar në vitin 1874: çifti Yankel dhe Rys kishin katër djem dhe dy vajza.

Djali i tyre i vogël Meyer, i cili më vonë emigroi në Amerikë, lindi në vitin 1879.

Ata erdhën në Pereyaslav nga Zolotonosha, provincë e Kievit. Kur jetonin në Zolotonosha, mbiemri i tyre u bë Blinken. Meyer Blinkin, stërgjyshi i Antony Blinken, e shkruante mbiemrin e tij Blinkin, jo Blinken”.

Nadia Lipes, hulumtuese e gjenealogjisë, shpjegon për Zërin e Amerikës se Meyer Blinkin u vendos më pas në Kiev ku u martua me 20 vjeçaren Hanna-Mahle Turovskaya, vajza e një bujku. Në vitet 1900, familja e re Blinkin festoi lindjen e fëmijës së parë Moses – i cili eventualisht e ndryshoi emrin e tij në Maurice kur jetoi në Shtetet e Bashkuara.

“Gjyshi i Antony Blinken u quajt Moshe kur lindi - Moisi në rusisht. Ai lindi në Kiev", thotë studiuesja Nadia Lipes për Zërin e Amerikës.

Tre fëmijë të tjerë lindën më vonë - Solomoni, Yakov-Girshel dhe Viktori. Në fillim të vitit 1904, familja Blinkin, bashkë me Moisiun, morën rrugën për në Amerikë përmes Hamburgut dhe Londrës. Në fund të gushtit të atij viti ata do të mbërrinin në qytetin e Nju Jorkut..

Në fakt Meyer – siç shihet në të dhënat nga ishulli Ellis – u mor në pyetje. Nuk ishte për arsye shëndetësore. Dimë vetëm se ka një shenjë pranë emrit të tij, pra nuk e dime me saktësi arsyen, por ai u nxorr nga rradha e imigrantëve për tu marrë në pyetje”, shpjegon për Zërin e Amerikës Jackie Schalk, drejtore e Qendrës për Historinë e Imigracionit të Familjeve Amerikane.

Djemtë e Meyer-it u martuan dhe ndryshuan emrat e tyre. Solomoni u bë Sam, Moisiu fillimisht e ndryshoi emrin në Morris dhe më vonë në Maurice.

Maurice kishte dy djem. Njëri prej tyre, Donald Mayer Blinken, u bë ambasador i SHBA-ve në Hungari dhe gjithashtu ishte babai i Antony Blinken.

Pas një divorci, Sekretari i ardhshëm i Shtetit do të rritej në Paris nga nëna e tij Judith dhe njerku Samuel Pisar - një shkrimtar, avokat dhe një i mbijetuar i Holokaustit. Antony Blinken flet rrjedhshëm frëngjisht dhe luan kitarë.

Dhe si shumë amerikanë, Blinken ka shumë të afërm të largët, si në Shtetet e Bashkuara edhe jashtë tyre, në vende si Rusia, Izraeli dhe Evropa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG