Lidhje

Somali: Sulm me makinë bombë në kryeqytetin Mogadishu


Një makinë bombë shpërtheu pranë një hoteli të njohur në kryeqytetin somalez, Mogadishu të dielën dhe u pasua me shkëmbime zjarri mes militantëve dhe policisë.

Grupi militant al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin. Dëshmitarët thonë se shpërthmi masiv ndodhi të dielën pranë hotelit Afrik, që ndodhet në afërsi të një postoblloku sigurie gjatë rrugës për në aeroportin e kryeqytetit Mogadishu.

Policia thotë se pjesëtarët e grupit al-Shabab sulmuan hotelin dhe shumë nga njerëzit brenda shpëtuan, përfshirë ish-ministrin e shtetit për mbrojtjen Yusuf Siad Indha-Adde.

Gazetari i Zërit të Amerikës Abdikafi Yusuf Aden, i cili gjendej brenda hotelit kur u krye sulmi, po ashtu mbijetoi. “Pati konfuzion dhe tymi i dendur mbuloi vendin pas shpërthimit. Njerëzit u hodhën përtej mureve ndërsa të gjithë vraponim për të shpëtuar”, i tha shërbimit somalez të Zërit të Amerikës gazetari Aden.

Ai tha se kishte parë të paktën tre njerëz të plagosur ndërsa po përpiqej të fshihej, por nuk ishte në gjendje të konfirmonte se çfarë kishte ndodhur në anën tjetër të hotelit.

Gazetarët e Zërit të Amerikës në Mogadishu thanë se dhjetra njerëz ende ishin të bllokuar brenda hotelit ndërsa ra nata dhe forcat e sigurisë ndërmorën një operacion për t’i dhënë fund rrethimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG