Lidhje

Britania në betejë ndaj rrezikut të varianteve të reja të COVID-19


A NHS worker passes a COVID-19 test kit to a driver at a mobile test center, amid the coronavirus outbreak, in Broxbourne, Hertfordshire, Britain, Feb. 2, 2021.
A NHS worker passes a COVID-19 test kit to a driver at a mobile test center, amid the coronavirus outbreak, in Broxbourne, Hertfordshire, Britain, Feb. 2, 2021.

Britania ka nisur një program emergjent të testimit derë më derë në disa pjesë të vendit, pas zbulimit të rasteve të shumta të variantit afrikano-jugor të koronavirusit. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Londra, shkencëtarët thonë se varianti mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave.

Programet e testimit emergjent filluan në tetë qarqe në të gjithë Britaninë të martën – disa orë pasi shkencëtarët konfirmuan 105 raste mutacionesh të koronavirusit të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut.

Njëmbëdhjetë prej tyre nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me udhëtimet ndërkombëtare - një tregues se varianti po transmetohet brenda vendit.

Beteja e Britanisë me variantet e reja të koronavirusit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Autoritetet synojnë të kryejnë 80 mijë teste të COVID-it derë më derë.

"Misioni ynë duhet të jetë ndalimi i përhapjes së tij dhe ndërprerja e zinxhirëve të transmetimit", tha sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Qeveria britanike u bëri thirrje njerëzve në zonat e prekura të qëndrojnë në shtëpi.

"Të gjithë jemi shumë të shqetësuar dhe duhet të ruhemi", thotë Gwen Cox, banore e zonës.

Britania kishte identifikuar tashmë një mutacion tjetër të koronavirusit që u shfaq në Kent të Anglisë jugore në vjeshtë - dhe që kontribuoi në një valë të dytë vdekjeprurëse të pandemisë.

Të dy variantet, ai i Kentit dhe Afrikës së Jugut duket se janë më ngjitës. Por ka një ndryshim tjetër që po shkakton shqetësim të madh.

"Mutacioni i bën antitrupat më pak të aftë të lidhen me proteinën e virusit dhe ta ndalojnë atë të veprojë si një çelës për të hyrë në qelizat tona", shpjegon për Zërin e Amerikës Dr Simon Clarke në universitetin Reading Microbiologist.

Kjo mund të ndikojë në imunitetin e njerëzve ndaj koronavirusit - si për individët që e kanë pasur sëmundjen, ashtu edhe për ata që janë vaksinuar.

“Edhe nëse fillojmë vaksinimin e të gjithë popullatës, është e pamundur të arrihet niveli 100 përqind- gjithmonë ndodh kështu. Dhe virusi vihet nën një presion për të favorizuar mutacione si ky, që e bëjnë atë më pak të ndjeshëm ndaj vaksinave. Kështu që, dyshoj se kjo është hera e fundit që do të dëgjojmë për diçka të tillë”, thotë Dr Simon Clarke.

Britania njoftoi të martën se kishte dhënë dozën e parë të vaksinës tek më shumë se 10 milionë njerëz, deri tani shifra më e lartë në Evropë. Por nuk është ende e qartë nëse vaksinat janë aq të efektshme ndaj varianteve të reja - dhe ato mund të duhet të modifikohen.

"Ne po punojmë me kompani farmaceutike dhe shkencëtarë për të kuptuar nëse nevojiten modifikime të tilla, ku janë të nevojshme dhe si mund të përcillen për t'u përdorur në vijën e parë sa më shpejt të jetë e mundur", tha sekretari Matt Hancock.

Afrika e Jugut, ndërkohë, mori të hënën furnizimin e saj të parë të vaksinës AstraZeneca.

Shkencëtarët thonë se shfaqja e varianteve të reja në të gjithë botën nënvizon nevojën urgjente për të filluar programe globale të vaksinimit dhe për të ulur transmetimin - pasi edhe popullatat plotësisht të vaksinuara mund të jenë në rrezik ndërsa virusi vazhdon të ndryshojë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG