Lidhje

Policia bllokon qendrën e kryeqytetin tunizian mes protestave masive


Policia bllokoi një zonë të gjerë në qendër të Tunizit të shtunën, duke bllokuar rrugët ndërsa mijëra protestues, të mbështetur nga sindikata e fuqishme e vendit, u mblodhën në demonstratën më masive të Tunizisë prej vitesh.

Protesta u mbajt për të shënuar përvjetorin e vrasjes së një aktivisti të shquar në 2013 dhe për të protestuar kundër abuzimeve të policisë që demonstruesit thonë se kanë rrezikuar liritë e fituara me revolucionin e vitit 2011 që solli "pranverën Arabe".

Policia e ndërhyrjes së shpejtë vendosi kordonë rreth qendrës së qytetit, duke ndaluar si makinat edhe shumë njerëz të hynin në qendër, ndërsa mblidheshin mijëra njerëz, i tha një dëshmitar agjencisë Reuters.

Ndryshe nga marshimet e mëparshme në valën e protestave në rrugë që janë përhapur në të gjithë Tunizinë javët e fundit, tubimi i së shtunës u mbështet nga sindikata UGTT, organizata më e fuqishme politike e vendit me një milion anëtarë.

Protestat, të cilat filluan muajin e kaluar me përplasje dhe trazira në qytete të varfëruara për shkak të pabarazisë, janë përqendruar gjithnjë e më shumë tek numrin i madh i arrestimeve dhe njoftimeve - të mohuara nga Ministria e Brendshme - për keqtrajtimin e të arrestuarve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG