Lidhje

Mot i ashpër në Shtetet e Bashkuara


Moti i keq ka goditur disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë shkatërrime dhe ndërprerje energjie.

Të paktën tre njerëz humbën jetën nga një tornado në distriktin Brunsuik në Karolinën e Veriut, ndërkohë që miliona persona në Teksas e gjetën veten pa energji elektrike sot në mëngjes mes temperaturave mjaft të ulta. Autoritetet kanë paralajmëruar për kushte të vështira rrugësh në shumë shtete amerikane.

Stuhia dimërore masive që paralizoi Rrafshinat Jugore po drejtohej për në Liqenet e Mëdha dhe Anglinë e Re në lindje, ku sipas shërbimit sinoptik kombëtar sot pritet dëborë e madhe dhe shi i ngrirë.

Ndërkohë, për miliona njerëzit e mbetur pa energji, lajmet nuk janë të mira: meteorologët parashikojnë më shumë dëborë dhe akull për sot dhe nesër në një front stuhie që zgjatet nga Teksasi e deri në shtetet e Apalasheve.

Ndërprerjet më të rënda të energjisë janë në Teksas, ku janë prekur më shumë se 4 milion shtëpi dhe biznese.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG