Lidhje

Shqipëri, nis vaksinimi në shtëpitë e të moshuarve


Pesëdhjetë të moshuar, që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, ishin të parët që u vaksinuan kundër Covid-it, proces ky që do të vazhdojë në ditët e ardhshme në të gjithë shtëpitë e të moshuarve në Shqipëri. Kryemistri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndoqën nga afër fillimin e këtij procesi duke vlerësuar faktin se që nga fillimi i pandemisë, në shtëpitë të moshuarve në Shqipëri nuk ka patur raste të infektimit me Covid 19.

Shqipëria nis vaksinimin e përsonave që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:50 0:00

I pari që u vaksinua, ishte Gjergj Pervaca, i cili prej 7 vitesh jeton në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.

Vaksinimi nuk është me zor. Kush do e bën. Unë për vete e kam thanë se dua ta bëj i pari. Kjo ashtë gjë e mirë për ne. Ne mosha e tretë, jemi një këmbë mbi dhe e një këmbë nën të”.

Bashkë me të moshuarit po vaksinohet edhe personeli që shërben në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. Mjekja Lindita Haxhija, që bën vaksinimin e tyre, thotë se ky është një proces shumë i rëndësishëm për shkak të moshës, problemeve shëndetësore, por edhe rrethanave në të cilat ata jetojnë në këto shtëpi.

Deri tani kemi berë gati 20 e ca vaksina me grupin e azilantëve, qe janë më të rrezikuar, duke u nisur edhe nga vetë mosha që kanë dhe kushtet e ardhjes së tyre në këto azile”, thotë ajo.

Njëkohësisht me fillimin e procesit të vaksinimit të personave që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve, në Shkodër u hap sot qendra e dytë e vaksinimit anticovid në Shqipëri. Kjo qendër është ndërtuar në mjediset e pallatit të sportit të lojrave me dorë dhe do të shërbejë për të gjithë personelin shëndetësor të zonës veriore të Shqipërisë.

Të parët, që u vaksinuan sot, ishin mjekët dhe infermierët e repartit të urgjences dhe reaminacionit, për të vazhduar në ditët e ardhshme edhe me punonjësit e tjerë të sistemit shëndetësor.

Shefja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e vlerëson si shumë të rëndësishëm zgjerimin edhe në rrethe të hartës së vaksinimit.

“Është qendra e dytë e vaksinimit në Shqipëri. Është Shkodra, që do të shërbejë për të gjithë veriun, pra për Tropojën, Kukësin, Pukën, Lezhën, për të gjithë këtë zonë. Kjo do të fillojë kryesisht me punonjësit shëndetësor të vijës së parë, pra urgjencat, sëmundjet infektive, pastaj me punonjësit e tjerë shëndetëso.”

Pas Tiranës dhe Shkodrës, javën e ardhshme pritet të hapet edhe një qendër tjetër vaksinimi anticovid në qytetin e Vlorës. Shtimi me shpejtësi i rasteve të infektimit me Covid-19 ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që disa prej spitaleve rajonale t’i kthejë në spitale Covid. Nga sot edhe Spitali Rajonal i Shkodrës është shndërruar në spital covid.

Shqipëria po bën përpjekje për të siguruar sasitë e nevojshme të vaksinave anticovid por deri tani, në vend kanë arritur sasi të pakta. Me 11 janar Shqipëria arriti të sigurojë 1170 doza, duke nisur me shpejtësi procesin e vaksinimit. Mbrëmjen e të hënës arritën edhe 7020 doza nga kompania Pfrizer. Ndërkohë Shqipëria është në komunikime të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje me kompaninë AstraZeneca. Kryeministri Rama deklaroi një natë më parë se ka marrë një konfirmim me shkrim nga një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat pritet të fillojnë të lëvrohen në muajin prill.

Po sot, ndërkohë që Kryeministri Rama po hynte në qytetin e Shkdorës, një grup i vogël banorësh zhvilluan një protestë të heshtur. Në një varkë, ata kishin vendosën disa pankarta me shkrime, ku fajësonin qeverinë dhe kryemistrin për indiferencë ndaj përmbytjeve të javëve të fundit në Shkodër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG