Lidhje

Ndikimi i komentatorit Rush Limbaugh në median dhe politikën amerikane


Këtë javë, vdiq në moshën 70 vjeçare komentatori i radios amerikane Rush Limbaugh. Ai ndahet nga jeta pas një karriere që transformoi median dhe politikën amerikane. I hedhim një vështrim këtij personaliteti që shihej me adhurim nga konservatorët.

Ndikimi i komentatorit Rush Limbaugh në median dhe politikën amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Një orator i zjarrtë me një audiencë prej miliona njerëzish, një konservator i frymëzuar nga ish-presidenti Ronald Reagan.

I dashur dhe i urryer njëkohësisht, Limbaugh ishte novatori që i dha tonin medias politike në zhvillim në vitet 1980.

"Kishim tre agjenci lajmesh që pak a shumë e mbulonin lajmin në të njëjtën mënyrë, me një anim të lehtë nga e majta, dhe kur Rush doli në skenë, ishte me ide të reja dhe njerëzit u dyndën pas tij", thotë Rick Manning me organizatën Americans for Limited Government.

Emisioni i Rush Limbaugh-s arriti tek dëgjuesit që ndiheshin të mospërfillur.

"Ne nuk e shohim amerikanin e thjeshtë, personin që e bën këtë vend të funksionojë, ne nuk e shohim atë me përbuzje", thoshte Limbaugh.

Rritja e popullaritetit të tij pasoi një ndryshim në ligjin e komunikimit, pasi transmetuesit nuk ishin më të detyruar të paraqisnin pikëpamje të kundërta për çështje të debatueshme me rëndësi publike ... duke i dhënë atij një platformë të madhe, thotë një analist, bashkëautor i një studimi mbi mediat konservatore.

"Stili i tij, ishte humoristik me nota tallëse, për të krijuar një lloj zemërimi përmes normave morale tek dëgjuesit e tij që ishin dëgjues të angazhuar", thotë Joseph Cappella në Universitetin e Pensilvanisë.

Ky stil provoi të ishte më efektivë sesa ai i rivalëve liberalë, shumica e të cilëve nuk po ndiqeshin më në radio… ndërsa libralët si komediani Jon Stewart filluan të dominonin në televizion.

"Por të djathtët po krijonin një avantazh në radio me biseda të zgjeruara politike, nga Limbaugh dhe ata që kopjonin stilin e tij", thotë Kathleen Hall Jamieson në Universitetin e Pensilvanisë.

Limbaugh ishte një mbështetës i flaktë i Donald Trumpit dhe një analiste thotë se të dy kishin shumë gjëra të përbashkëta.

“Të dy përdorën retorikë përçarëse. Të dy kishin, dhe kjo është thelbësore, një aftësi për të përdorur në mënyrë efektive median. Ata e kuptuan fuqinë e medias”, thotë Sherry Bebitch Jeffe.

Limbaugh kishte një platformë me ndikim në emisionin e tij tre orë në radio para daljes së televizionit konservator Fox News, dhe mbeti një forcë e fuqishme në politikën konservatore.

"Nëse do të bindësh dikë dhe ke komunikim të zgjeruar dhe të qëndrueshme me të, gjatë këtij proces, pala tjetër pranon argumentin tënd dhe pikat e referencës. Pra ai arriti një aftësi që asnjë udhëheqës politik nuk e kishte para tij duke pasur fuqinë e Twitterit. Rush Limbaugh është paraardhësi i Donald Trump”, thotë Kathleen Hall Jamieson.

Limbaugh njoftoi vitin e kaluar se kishte kancer në mushkëri në një fazë të zhvilluar dhe zoti Trump i akordoi atij Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Sot, ka shumë zëra partiakë në media dhe në internet, por askush aq dominant sa Limbaugh, i cili kishte 15 milionë dëgjues deri në fund të karrierës së tij

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG