Lidhje

Gjeorgjia arreston udhëheqësin e opozitës Nika Melia


Nika Melia
Nika Melia

Policia gjeorgjiane bastisi selinë e partisë kryesore të opozitës të martën dhe arrestoi udhëheqësin e opozitës Nika Melia.

Autoritetet akuzojnë zotin Melia, kreu i partisë Lëvizja Kombëtare e Bashkuar, për organizim "dhune masive" gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2019. Zoti Melia thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Ambasada Amerikane në Gjeorgji shprehu shqetësimin në lidhje me ndalimin e Melias, duke thënë në një deklaratë të martën se Gjeorgjia "ka bërë hapa prapa në rrugën e saj drejt një demokracie më të fortë."

"Na vjen keq që thirrja e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për përmbajtje dhe dialog u injorua," tha ambasada. "Ne jemi të tronditur nga retorika polarizuese e udhëheqjes së Gjeorgjisë në një kohë krize. Forca dhe agresioni nuk janë zgjidhja për kapërcimin e dallimeve politike në Gjeorgji."

Në vend ka pasur protesta të vazhdueshme që nga zgjedhjet parlamentare të tetorit që opozita thotë se ishin manipuluar, një pretendim që partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane e mohon.

Javën e kaluar, Kryeministri Giorgia Gakharia dha dorëheqjen dhe tha se vendimi i tij ishte i lidhur me një mosmarrëveshje në lidhje me arrestimin e zotit Melia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG