Lidhje

Shqipëri, nis vaksinimi anticovid i personave mbi 80 vjeç


Vaksinimi anticovid i personave mbi 80 vjeç
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

E shoqëruar nga djali i saj, 90 vjeçarja Nake Taflaj sapo ka bërë vaksinën anticovid në qendrën e vaksinimit në pallatin e lojrave me dorë të qytetit të Shkodrës. Ajo thotë se u njoftua për të bërë vaksinën nga mjekja e familjes dhe se pas vaksinimit, ndihet shumë mirë.

Pata frikë një herë, por jam shumë mirë”, thotë ajo.

Pjesa më e madhe e të moshuarve mbi moshën 80 vjeç nuk hezitojnë të vaksinohen ashtu sikurse edhe 85 vjeçari Shyqri Halili, i cili sot u vaksinua në qendrën e vaksinimit në Shkodër.

Pata guxim. Kur më tha doktoresha i thashë po menjëherë. Deri tani jam shumë mirë”, thotë ai.

Nisja e procesit të vaksinimit në Shqipëri duket se ka ndikuar në zbehjen e kujdesit ndaj masave për mospërhapjen e Covid-19. Të moshuarit shprehen se në rrugë shihen pak njerëz me maska dhe se lokalet dhe kafenetë janë të mbushura.

Në Shqipëri tashmë ka përfunduar procesi i vaksinimit në azile ku strehohen të moshuarit, proces ky që nisi me 16 shkurt nga qyteti i Shkodrës. Mjekja Hedije Bilali thotë se është i rëndësishëm vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç pasi infektimi i tyre me Covid-19 lë pasoja edhe për sëmundje të tjera.

Vaksinimi anticovid është shumë i rëndësishëm sepse këto mosha duhet t’i ruajmë jo vetëm nga ky infeksion, por edhe të tjera nga të cilat mund të preken si pasojë e rënies së imunitetit që shkaktohet nga ky infeksion”.

Xheni Halili, drejtoreshë e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër, ndjek nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve. Ajo thotë se pas disa vështirësive që u krijuan ditët e para, tashmë procesi i vaksinimit të të moshuarve është normalizuar. Sipas drejtoreshës Halili, deri tani në Shkodër janë vaksinuar 2800 persona, kryesisht mjekë dhe infermierë të vijës së parë të frontit si dhe rreth 400 të moshuar.

Pavarësisht problematikave të fillimit, lajmërimit nga mjeku i familjes edhe të kategorive të tjera, të cilët nuk ishin të përfshirë në kategoritë fillestare, sot gjithçka është e sistemuar. Mjeku i familjes po lajmëron një nga një të gjithë të moshuarit. Kemi mbaruar sot me vaksinimin e moshës 90 vjeçare, me personat që kanë patur mundësinë dhe dëshirën për t’u afruar drejt pallatit të sportit dhe po vazhdojmë me moshat 80 vjeç e sipër”.

Në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga data 11 janar, kur nisi fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh”, kanë marrë vaksinën rreth 16 mijë persona, shifër kjo ende e ulët krahasuar me numrin e madh të atyre që pritet të vaksinohen.

Ndërkohë vazhdon të rritet me shpejtësi numri i të infektuarve me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, një vit më parë, në Shqipëri rregjistrohen rreth 110 mijë raste pozitive ndërsa 1856 persona kanë humbur jetën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG