Lidhje

Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe sfidat e pandemisë


Për më shumë se një shekull, Dita Ndërkombëtare e Gruas ka festuar arritjet e grave në të gjithë globin, duke kapërcyer pabarazinë e vazhdueshme gjinore. Këtë vit kjo ditë shënohet në një kohë kur OKB-ja ka njoftuar se gratë, veçanërisht ato me ngjyrë, përballen me nivele veçanërisht të larta të papunësisë.

Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe sfidat e pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Ndërsa punësimi ka rënë në të gjithë botën gjatë pandemisë së Covid-19, gratë janë goditur më rëndë nga rënie ekonomike, thuhet në një raport të OKB-së.

“Gratë, të cilat përfaqësojnë 70 përqind të të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, kanë qenë më të goditura nga pandemia dhe më të angazhuara në luftën kundër saj. Pabarazia gjinore është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit të kaluar, pasi gratë po bartin barrën më të madhe të mbylljes së shkollave dhe punës nga shtëpia”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të dhënat e OKB-së tregojnë se ne në nivel global humbja e vendeve të punës për gratë është afërsisht 5 përqind, krahasuar me nivelin 3.9 përqind për burrat.

"Nënat dhe fëmijët e tyre thonë se nuk kanë asgjë për të ngrënë. Kjo ma theu zemrën. Pse? Unë e kam përjetuar atë, dhe për mua është e rëndë të shoh fëmijët të vuajnë nga uria, duhet t’u japim atyre të paktën një copë bukë që mos të qajnë për shkak të urisë", thotë fermerja kolombiane, Nubia Rocío Gaona Cárdenas.

Në Shtetet e Bashkuara, humbja e vendeve të punës ka qenë në nivele të larta veçanërisht në mesin e grave afrikano-amerikane dhe latine, thotë shefja ekzekutive e një organizate që promovon karrierën e grave me ngjyrë.

"Gratë me ngjyrë janë të punësuara më së shumti në industritë e shërbimeve, si hotelet. Në vitin 2020, shumë prej këtyre industrive u goditën rëndë nga pandemia. Prandaj, kjo preku gratë që ishin të punësuara në këto industri. Shumë prej tyre kanë humbur vendet e punës”, thotë aktivistja e barazisë gjinore, Mida Harts.

Pavarësisht se përballen me sfida ekonomike dhe mbajnë barrën e kujdesit për fëmijët ndërsa shkollat janë të mbyllura, gratë në të gjithë botën kanë gjetur mënyra për të përdorur aftësitë e tyre dhe për të frymëzuar të tjerët.

"Djali im më tha,‘mami të bëjmë diçka produktive. 'Disa kanale në YouTube që ata i ndjekin, nuk ofrojnë asgjë konkrete. T'i mësojmë se si të merren me bujqësi, ose diçka tjetër konkrete. Le t'i japim shpresë", thotë fermerja nga Kolombia, Nubia Rocío Gaona Cárdenas.

“Ne besojmë se gratë janë të forta dhe mund të bëjnë ndryshime. Edhe ne kemi aftësi dhe mund të punojmë së bashku me burrat”, thotë rrobaqepësja irakiane, Niga Mohammed.

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për vitin 2021 është "Zgjidhni të Sfidoni", një thirrje për veprim për një botë më të barabartë. Për shumë gra, sfida më e madhe e menjëhershme mund të jetë thjesht mbijetesa në një botë të shkatërruar nga pandemia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG