Lidhje

Shtohen rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Gjendja me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut po vjen duke u vështirësuar në javën e fundit, ndërsa numri i viktimave prej shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 3,319.

Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 19 njerez. 541 raste të reja janë evidentuar nga rreth 2,800 testet e bëra brenda një dite, teksa 11,650 raste janë aktive nga mbi 112 mijë personat e diagnostikuar deri më tani.

Maqedonia e Veriut ka filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë me 8 mijë dozat e dhuruara nga Serbia të prodhuesit Pfizer dhe me 3 mijë dozat e prodhuesit rus Sputnik V. Akoma nuk ka nisur imunizimi i kategorive të rrezikuara dhe i pleqve.

Marrëveshja e autoriteteve shëndetësore me një kompani kineze dhe paradhënia për një numër të konsiderueshëm vaksinash Sinopharm, e më pas prishja e marrëveshjes për shkak se kompania kineze kishte rezultuar inekzistente – nxiti reagime të forta në Shkup, sidomos nga opozita maqedonase, e cila e quan të paaftë qeverinë në menaxhimin e pandemisë.

Edhe vendosja e ndalim-qarkullimit nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit konsiderohet si joefikase për të ulur numrin dhe pasojat nga COVID-19.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG