Lidhje

Mali i Zi: Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Nikshiq


Në zgjedhjet vendore në Nikshiq garuan 4 koalicione dhe 2 parti politike. Zgjedhjet cilësohen njësoj të rëndësishme si për partitë që qeverisin në Mal të Zi, ashtu edhe për opozitën dhe konsiderohen thelbësore për mbijetesën në skenën politike të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviq, por edhe një sprovë serioze për shumicën qeverisëse që largoi Partinë Demokratike Socialiste pas më shumë se 30 vjet nga pushteti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Në 138 qendra votimi të dielën, 58,833 votues kanë pasur të drejtën e votës, për të vendosur për zgjedhjen e 41 anëtarëve të kuvendit komunal. Deri në orën 20.00 votuan mbi 80 % të votuesve dhe sipas vëzhgueseve nuk ka pasur ndonjë parregullsi të theksuar.

Rezultatet paraprake të këtyre zgjedhjeve priten të komunikohen të dielën vonë, ndërkaq rezultatet zyrtare do të jepen të hënën nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

Fushata zgjedhore për qytetin e dytë më të madh në Mal të Zi, Nikshiqin u mbajtën mes tensioneve dhe fërkimeve të shumta midis forcave politike. Situata u tensionua edhe nga fakti se në fushatë kishte ndërhyrje të drejtpërdrejtë të përfaqësueseve politikë nga Beogradi, nga Republika Serbe e Bosnjës e Hercegovinës dhe nga Lista Serbe e Kosovës, të cilët mbështeten forcat politike proserbe dhe proruse në Mal të Zi.

Analistët malazezë këtë e cilësuan si një ndërhyrje politike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet e një shteti të pavarur dhe anëtare të NATO-s, siç është Mali i Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG