Lidhje

UNICEF, fushatë kundër abuzimit të fëmijëve


Organizata botërore e fëmijëve UNICEF po mbështet në Shqipëri një fushatë ndërgjegjësimi për abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Fushata vjen në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka shtuar vështirësitë për fëmijët, por edhe rastet e dhunës ndaj tyre. Në Gjirokastër problemet më të mëdha i gjejnë familjet në nevojë të cilat kanë edhe rastet më të mëdha të raportuara për abuzimin dhe dhunë tek fëmijët.

UNICEF, fushatë kundër abuzimit të fëmijëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:50 0:00

Në Qendrën Historike të Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO 50 silueta fëmijësh, mbartin sejcila një histori reale të abuzimit seksual të ndodhur në Shqipëri. Një fushatë e organizatës botërore të fëmijeve UNICEF synonndërgjegjësimin për t`i dhënë fund heshtjes rreth abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernarditha se tëgjitha historitë janë reale dhe i kanë ndodhur fëmijëve në Shqipëri.

“Këtë fushatë e kemi titulluar 'Të besoj' për shkak të dykuptimësisë që ka kjo fjalë: së pari fëmijët duhet të kenë besim tek ne në mënyrë që të raportojnë rastet e abuzimit dhe dhunës seksuale ndaj tyre, së dyti nga ana tjetër edhe ne si të rritur duhet t`u besojmë në rast se fëmijët i tregojnë këto histori”.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi tha se vështirësitë janë shtuar për fëmijët edhe prej pandemisë, sidomos për familjet në nevojë.

“Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve dhe gjithë drejtuesve të bëhen pjesë e kësaj fushate ndërgjegjësuese.Të ndihmojmë dhe mbështesim me mundësitë financiare që do na krijohen, sidomos familjet vunerabël në nevojë. Gjithë problematika fillon nga familja dhe edhe këto raste që paraqiten vijnë nga familje në nevojë”.

Drejtoresha e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Gjirokastër Albana Allushi tha se gjatë kësaj periudhe të pandemisë është synuar parandalimi i abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve.

“I kemi mëshuar shumë faktit të parandalimit të ngjarjeve tek familjet me shumë fëmijë. Në këtë familje kemi afruar mbështetje, sidomos në aspektin psikologjik.”

E pyetur se si realizohet konkretisht kjo ndërhyrje zonja Allushi u përgjigj:

Në Bashkinë Gjirokastër,në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale trajtohen rastet e dhunës në familje, ndihma ekonomike dhe njësia e mbrojtjes së fëmijëve. Ne kemi një informacion për të gjitha këto raste dhe ndërhyrja ka qenë e menjëhershme sipas nevojës dhe specifikës që ka pasur familja.”

Ndërsa Esmeralda Janorora që drejton Qendrën Kulturore të Fëmijëve thotë se një nga metodat më ndikuese në këtë kohë të vështirë pandemie është përfshirja e fëmijëve në aktivitete kulturore duke respektuar protokollet e “Covid 19”.

“ Ne kemi vlerësuar si të domosdoshme edhe në kushtet normale por edhe në kushtet e kësaj pandemie mbarëbotërore. Është e nevojshme dhe përpiqemi të gjejmë mënyra të reja të rrijmë pranë fëmijëve që të lehtësojmë sado pak vështirësitë e shkaktuara nga pandemia Në funksion të plotë janë të gjitha rrethet kulturore dhe sportive ndaj dhe frekuentimi i tyre duke respektuar protokollet e “COVID 19 “ bën të mundur që fëmijët të jenë pranë nesh dhe të përfitojnë nga aktivitetet dhe nga seancat e trajnimit ndaj tyre”.

Duke iu referuarPolicisë së Shtetit, UNICEF thotë se60% e rasteve të abuzimit seksual në Shqipëri kryhen kundër fëmijëve. Në shumicën e rasteve, sipas UNICEF abuzuesi është nga rrethi i besimit të fëmijës, ndërsa në 1/3 e rasteve është pjesëtar i familjes . Duke iu referuar një studimimbi eksperiencën e fëmijëve online UNICEF thotë se një në dhjetë fëmijë raporton të paktën një përvojë të padëshiruar seksuale në internet, e iniciuar kryesisht nga një person i njohur nga fëmija.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG