Lidhje

Gjermania e klasifikon Poloninë zonë me rrezik të lartë për COVID-19


Poland Virus Outbreak The Latest
Poland Virus Outbreak The Latest

Autoritetet gjermane thanë se Polonia fqinje tani klasifikohej si një zonë “me rrezik të lartë” për COVID-19, ndërsa ai vend shtoi kontrollet kufitare.

Nga e diela kushdo që futet në Gjermani nga Polonia duhet të tregojë përgjigjen e testit negativ për koronavirusin.

Më parë, udhëtarët nga Polonia mund të testoheshin deri në 48 orë pas hyrjes në Gjermani.

Rregulloret e reja do të përdoren edhe gjatë kontrolleve të rastësishme.

Udhëtimi i trenave mes Polonisë dhe Gjermanisë gjithashtu është kufizuar pjesërisht.

Masa vjen ndërsa Polonia raportoi më shumë se 25,000 raste të koronavirusit të shtunën, krahasuar me më pak se 15,000 në fillim të marsit.

Autoritetet atje kanë fajësuar shtimin e infektimeve tek varianti britanik i virusit. Banorëve u është kërkuar që të respektojnë kufizimet që u rivendosën të shtunën - mbyllja e hoteleve, qendrave tregtare, teatrove, galerive dhe qendrave sportive.

Bullgaria, Qiproja, Kuvajti, Paraguai dhe Uruguaji janë klasifikuar gjithashtu si zona të reja me rrezik të lartë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG