Lidhje

Reagime ndërkombëtare pas hapjes së zjarrit nga ushtria në Mianmar


Protesters use slingshots while taking cover behind a barricade as smoke rises from burning debris during ongoing protests against the military coup, in Monywa, Sagaing region, Myanmar March 29, 2021 in this still image from video obtained by REUTERS AT
Protesters use slingshots while taking cover behind a barricade as smoke rises from burning debris during ongoing protests against the military coup, in Monywa, Sagaing region, Myanmar March 29, 2021 in this still image from video obtained by REUTERS AT

Forcat e sigurisë së Mianmarit hapën zjarr gjatë një funerali të dielën në Rangun, një ditë pasi më shumë se 100 njerëz u vranë gjatë protestave kundër grushtit ushtarak të shtetit.

Pjesëmarrësit në funeralin e një studenti 20-vjeçar në Rangun thanë se u detyruan të largoheshin pasi u qëlluan.

Asnjë viktimë nuk u raportua nga ky incident.

Sipas njoftimeve të lajmeve dhe dëshmitarëve, të paktën gjashtë fëmijë mes moshës 10 dhe 16 vjeç ishin mes viktimave që u vranë të shtunën.

Disa orë më vonë, Presidenti Joe Biden dënoi veprimet e ushtrisë.

"Është e tmerrshme, është absolutisht e papranueshme. Një numër i madh njerëzish janë vrarë pa qënë e panevojshme," tha ai.

Raportuesi Special i OKB-së për Mianmarin tha se ushtria po kryente 'vrasje masive'.

Ai bëri thirrje për një izolim të juntës, duke ndërprerë fondet e saj për naftë dhe gaz, si dhe ndalimin e ushtrisë për të patur qasje tek armët.

Diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell u bëri thirrje gjeneralëve të Mianmarit të qëndrojnë larg nga ajo që ai tha se ishte një 'rrugë e pakuptimtë' e dhunës kundër njerëzve të tyre.

Junta ushtarake e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, ndërsa udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi mbetet në paraburgim në një vend të paditur.

Kritikat dhe sanksionet e vendosura nga disa vende perëndimore kanë dështuar deri më tani të ndikojnë udhëheqësit ushtarakë.

Qindra njerëz kanë vdekur në protestat e vazhdueshme që nga fillimi i grushtit të shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG