Lidhje

Shqipëri, në 2020 rënia ekonomike 3.31 për qind


Në Shqipëri, rritja ekonomike përgjatë vitit 2020 vlerësohet të ketë shënuar një rënie prej 3.31 përqind, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave. Niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto rezulton të jetë më lartë edhe se sa vetë pritshmëritë e Qeverisë shqiptare dhe dukshëm në diferencë me ato të institucioneve financiare ndërkombëtare. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ishin për një recesion në kuotat e –7.5 përqind, ndërsa ato të Bankës Botërore për -6.7 përqind.

Ekonomia shqiptare mori një goditje të parë që në dimrin e vitit 2019, për shkak të tërmetit të fortë që ra në nëntor. Për pasojë në tremujorin e parë, aktiviteti ekonomik zbriti në -2,52 përqind, ndikuar pjesërisht dhe nga efektet e pandemisë COVID 19 e cila ishte në fillimet e saj. Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rënie të forte më pas, në tremujorin e dytë të vitit, duke u tkurrur me 10.29 përqind, si pasojë e mbylljes së gjithanshme të aktiviteteve jo vetëm në vend por dhe në pjesën tjetër të botës, si përpjekje për parandalimin e pandemisë. Me përjashtim të Bujqësisë dhe sektorit të Pasurive të patundshme, të gjitha degët e tjera të ekonomisë rregjistruan rënie të forte, e cila u zbut në tremujorin e tretë, kur ekonomia u tkurr me -3.47 përqind.

Të dhënat e sotme të INSTAT-it, tregojnë së në tremujorin e fundit ekonomia vendase shënoi një kthesë, duke dalë nga terreni negativ, e duke shënuar një rritje prej 2,99 përqind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2019. Pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë patën një aktivitet pozitiv, të udhëhequra nga Ndërtimi, i cili u rrit me 18,48 %. Ky është dhe sektori me një peshë specifike në strukturën e PBB-së, duke kontribuar me 1.84 pikë përqindje.

Përjashtim në këtë tremujor, bëri Grupi i aktivitetiteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me një rënie prej 5.51 përqind, por dhe Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me -2,91 përqind.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG