Lidhje

Shkodër, festohet e diela e Pashkëve


Shkodër, festohet e djela e Pashkëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

Megjithë periudhën e pandemisë dhe masat kufizuese për mospërhapjen e virusit, disa qindra besimtarë katolikë mbushën paradite Katedralen e Shën Shtjefnit në qytetin e Shkodrës duke kënduar dhe lutur për ata mijëra besimtarë, që humbën jetën në përballje me virusin.

Të udhëhequr nga meshtarët e tyre, besimtarët u luten edhe për arqipeshkvin e Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafrën, i cili po qëndron në një nga qendra rehabilituese, pas një qëndrimi 34 ditor në një nga spitalet e Italisë për shkak të infektimit me COVID-19.

Famullitari i Shkodrës, dom Vlash Palaj, i cili udhëhoqi meshën e të Djelës së Pashkëve, tha se ngjallja e Krishtit është dëshmi e besimit dhe shpresës, një mesazh ky që ka rëndësi të veçantë në këtë periudhë të pandemisë.

“Sa njerëz gjatë ketij viti pandemik e kanë humbë forcën për me shpresu dhe besu në jetë, forcën për me shpresu dhe me besu në Zotin si autor i saj. Mos të harrojmë kurrë se i kemi qëndru pandemiveqë kanë zgjatë shumë ma shumë se sa po zgjat kjo pandemi.”

Vitin e kaluar, mesha e Pashkëve u mbajt në katadrale pa praninë e besimtarëve për shkak të pandemisë. Pjesëmarrja e madhe e besimtarëve në meshën e sotme të Pashkëve, tha famullitari i Shkodrës, dëshmon besimin dhe shpresën që po përjetojnë besimtarët në këto ditë të Pashkëve.

“Gjatë të gjithë kësaj kohe nuk e kena mbush katedralen asnjëherë kështu. A thu se sot ka ndodh mrekullija e zgjimit në fe, e zbulimit të fesë së Krishtit në shpirtin tone. E këtë gëzim ta rujmë jo për një ditë, por përçdo ditë. Ky asht edhe urimi jem për çdo njërin prej jush; të keni gëzim në gëzimet e Zotit e të jetoni me shpresë në të, sepse Krishti asht ngjallja dhe jeta”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG