Lidhje

Qyteti i vogël kufitar tërheq vëmendjen në debatin për imigracionin


Qyteti i vogël kufitar tërheq vëmendjen në debatin për imigracionin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Qyteti i vogël Donna, pranë kufirit të Teksasit me Meksikën, po tërheq vëmendjen e medias mes debatit aktual mbi emigracionin, sepse është vendi ku po përpunohen dokumentat e shumë fëmijëve dhe familjeve emigrante. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee, tregon në materialin në vazhdim se si vëmendja mediatike ka ndikuar tek banorët e qytetit. Joshua Rojas është rritur në qytetin Donna dhe e mban mend kur kjo lagje ishte tokë bujqësore.

“Jetonim në karrocerinë e një kamioni dhe ishim të varfër. Më kujtohet se nuk kishim drita, na e ndërprenë energjinë.”

Babai i tij, emigrant nga Meksika, me kalimin e kohës ndërtoi këtë shtëpi. Joshua është ndër të parët e familjes së tij që ka mbaruar kolegjin. Ai ka në pronësi disa banesa që i jep me qera. Joshua thotë se objekti i përkohshëm i përpunimit të dokumentave të migrantëve në pjesën jugore të qytetit ka qënë i mirë për biznesin.

“Ardhja e rojës së kufirit dhe kontraktorëve më ka sjellë klientelë të madhe për banesat që jap me qera. Kjo nuk ka ndodhur kurrë.”

I hapur në shkurt, ky objekt i përpunimit të dokumentacionit të imigrantëve, u krijua sepse qendra aktuale e imigracionit në një qytet aty pranë po rinovohej. Për këtë arsye, qyteti Donna është vënë në qendër të vëmendjes ndërsa shtohet prurja e imigrantëve kryesisht nga Amerika Qendrore, përfshi fëmijë të pashoqëruar që përpiqen të kalojnë kufirin.

Ëmbëltorja e Daniel Rocha-s nuk ka përfituar nga situata dhe atij nuk i pëlqen kjo lloj vëmendje që i kushtohet qytetit të tij që normalisht është i qetë.

“Sjell një panoramë negative ndaj qytetit të vogël lidhur me situatën në kufi dhe mbi trajtimin e fëmijëve. Nuk fajësoj presidentin aktual apo tjetrin para tij. Thjeshtë sistemi ynë i imigracionit nuk është përshtatur.”

“Fajin e ka Kongresi sepse e ka pasur në dorë prej kaq shumë kohësh që ta trajtojë çështjen e kufirit”, thotë Joshua Rojas.

Për vite me radhë, republikanët dhe demokratët në Kongres nuk janë pajtuar mbi reformimin e imigracionit. Banorët e qytetit Donna thonë se politikanët në Uashington nuk e dinë se si është jeta në qytetin e tyre, kryesisht gjatë pandemisë.

“Ata që nuk kanë diploma unversitare dhe punë shtetërore janë në gjendje të vështirë. Një miku im ka një biznes për prerjen e barit. Tani imigrantët e paligjshëm do ta bëjnë atë punë me kosto më të ulët”, thotë banori Joshua Rojas.

Neri Curiel njeh shumë emigrantë pa dokumenta në lagjen e saj. Ajo thotë se për ta, jeta në Shtetet e Bashkuara nuk ka qënë e lehtë.

“Ata kanë vështirësi sepse nuk kanë punë të vazhdueshme dhe në disa raste punëdhënësit abuzojnë me ta për shkak se nuk kanë dokumenta dhe nuk i paguajnë. Ata sulmohen për shumë arsye.”

Zonja Curiel thotë se administrata Biden po u dërgon migrantëve mesazhe të përzjera.

“Njerëzit shohin që kjo administratë tha se ata do të mirëpriteshin por tani po u thonë qëndroni në vendin tuaj. Fillimisht duhet t’u japin përparësi atyre që tashmë janë këtu dhe më pas të hapin krahët për ata që duan të vijnë.”

Daniel Rocha thotë se njerëzit që kalojnë kufirin pa kaluar përmes procesit ligjor nuk duhet të shpërblehen.

“E kuptoj që ata kanë nevojë për azil dhe ka një mënyrë për ta bërë këtë. Unë e solla gruan time nga Meksika në mënyrën e duhur. Mu desh kohë por e bëra.”

Ndërsa banorët e qyteitt Donna kanë pikpamje të ndryshme mbi imigracionin, ata nuk mund të bëjnë asgjë përveçse të ndjekin ato që po ndodhin para syve të tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG