Lidhje

Shqipëri, nis nga e para procesi gjyqësor ndaj Llallës


Në Shqipëri do të nisë nga e para, procesi gjyqësor për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, pasi ky i fundit kërkoi sot të revokohet gjykimi i shkurtuar. Zoti Llalla kërkoi zhvillimin normal të procesit në mënyrë që ai të kishte mundësinë e paraqitjes së provave të reja.

Kjo kthesë, erdhi pikërisht ndërsa pritej që ish Prokurori i Përgjithshëm të paraqiste mbrojtjen e tij, dhe gjykata të dilte më pas me një vendim. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kishte kërkuar dënimin me dy vjet burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohej me 1 vit e 4 muaj, si dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, për ish Prokurorin e Përgjithshëm.

Zoti Llalla ishte dyshuar fillimisht për katër vepra penale, por në përfundim të hetimit. SPAK ngriti ndaj tij vetëm akuzën për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, e konsideruar më shumti një kundravajtje penale që dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burgim.

Zoti Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017. Pak muaj më pas, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar atij dhe familjes së tij, hyrjen në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG