Lidhje

Muaji i Ramazanit në Shtetet e Bashkuara


Muaji i Ramazanit në Shtetet e Bashkuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

Muaji i Ramazanit në Shtetet e Bashkuara

Besimtarët myslimanë po shënojnë muajin e Ramazanit. Por me kufizimet e vëna për shkak të pandemisë, xhamive u është dashur të marrin masa me qëllim mbrojtjen nga infektimet ndërsa mblidhen në vendet e shenjta për t’u lutur.

Është Ramazani i dytë që shënohet gjatë pandemisë së koronavirusit duke prekur myslimanët në të gjithë botën. Por ndryshe nga një vit më parë, myslimanët në Shtetet e Bshkuara mund të mblidhen në xhami për lutje ndërsa respektojnë udhëzimet lokale. Qendra IMAAM është në qytetin Silver Spring të Merilendit, pak minuta larg kryeqytetit amerikan. Arif Mustofa është anëtar i qendrës.


“Sipas rregullave të qytetit, qendrat fetare mund të rrisin kapacitetin deri në 50%. Kjo do të thotë se në qendrën tonë mund të luten rreth 200 besimtarë. Padyshim që ndjekim udhëzimet shëndetësore, si maskat e detyrueshme dhe kontrollimi temperaturës për të gjithë të pranishmit.”

Situata është e ngjashme edhe në një xhami në Detroit të Miçiganit. Xhamitë janë hapur përsëri për pesë lutjet ditore si dhe për faljen e mbrëmjes gjatë muajit të Ramazanit. Haaris Ahmad është me xhaminë në qytezën Canton të Detroitit.

“Po zbatojmë udhëzimet për mbajtjen e distancës por do të kemi edhe lutjet në mbrëmje në xhami. Numri i pjesmarrësve do të jetë i kufizuar dhe besimtarët do të përdorin maskat.”

Për të kufizuar numrin e pjesëmarrësve, shumë xhami kanë ndaluar pjesëmarrjen e fëmijëve. Në Qendrën IMAAM vetëm burrat mund të marrin pjesë në lutje, thotë kleriku Arif Mustofa.


“Para shpërthimit të pandemisë, xhamia jonë priste mes 500-600 besimtarë në lutje. Për shkak të mbylljes kaq të gjatë është shtuar kërkesa për të ardhur në xhami, qoftë myslimanë indonezianë apo jo-indonezianë. Na u desh të marrim disa masa."

Komuniteti mysliman në periferi të Detroitit po ndjek një qasje tjetër, thotë kleriku Haaris Ahmad.

“Po planifikojmë për numër të barabartë besimtarësh si gra ashtu edhe burra. Por gjithashtu do të përshtatemi me situatën në bazë të zhvillimeve, sidoqoftë do të mbajmë hapësirë për gratë. Por do t’i përshtatemi situatës dhe kërkesave.”

Të dy xhamitë i transmetojnë në internet lutjet në mënyrë që besimtarët në shtëpi... ((courtesy: Youtube: IMAAM Center))… të mund të marrin pjesë në predikimet e darkës. Ajo që nuk ka ndryshuar nga një vit më parë janë studimet fetare dhe aktivitetet e tjera, të cilat vazhdojnë përmes internetit.

Gjatë Iftarit apo darkës pas agjërimit, besimtarët mund të kalojnë me makinë pranë qendrës fetare për të marrë ëmbëlsira apo ushqime duke shënuar fundit e agjerimit të një dite në shtëpitë e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG