Lidhje

Numërimi i votave në veri të Shqipërisë


 Numërimi i votave në veri të Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Procesi i numërimit të votave po vazhdon ende në një numër të KZAZ-ve të katër qarqeve veriore të Shqipërisë, ku procesi nisi me vonesë për shkak të largësisë së madhe të një numër qendrash votimi, kryesisht në zonat e thella malore të Shkodrës dhe Kukësit.

Të dhënat paraprake nga numërimi i deritanishëm i votave, duket se koalicioni Partia Demokratike+ Aleanca për Ndryshim është drejt fitimit të numrit më të madh të mandateve që prodhon kjo zonë.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, demokratët fituan bindshëm në të katër qarqet; atë të Shkodres, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës, por, në votimet e një dite më parë, duket se ata kanë humbur një nga zonat e tyre, atë të Dibrës, ku deri tani kryesojnë socialistët me numrin më të madh të votave.

Në Qarkun e Dibrës kanë të drejtë vote rreth 123 mijë votues dhe, në votimet e të djelës, ky qark shënoi edhe pjesëmarrjen më të lartë në votimet në shkallë vendi, me më shumë se 51 % të votuesve me të drejtë vote, çka duket se është edhe një nga faktorët që mund të ndikojë në humbjen e pritshme të demokratëve në Qarkun e Dibrës.

Ndërkohë, demokratët kanë arritur të ruajnë bastionet e tyre në Veri të Shqipërisë, siç janë Tropoja dhe Shkodra. Procesi i sotëm i numërimit të votave po vazhdon në qetësi dhe pa probleme serioze, që të ndikojnë në proces. Ai po ndiqet edhe nga vëzhgues vendas dhe të huaj, mes të cilëve edhe nga vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në KZAZ-në nr.2 të Shkodrës, e cila është edhe më e madhja në Shqipëri, me 116 qendra votimi në të gjithë zonën malore të Shkodrës, vëzhguesi i këtij komiteti, Albert Pepaj, e vlerësoi pozitivisht ecurinë e deritanishme të procesit. “Nëqoftëse bëjmë një krahasim me vitet e tjera, ka pasur një punë më profesionale nga ana e komisionerëve.

Edhe partitë politike ndikuan, ndoshta nga presioni i ndërkombëtarëve, organizatave të huaja dhe ne si vëzhgues të paanëshëm. Ka pasur një tendencë për ta respektuar procesin në tërësi, por ka patur edhe probleme teknike si dhe levizjet e herëpasherëshme të grupit të numërimit të votave nga vendi i tyre në komunikimin me jashtë, gjë që nuk lejohet. Janë evidente, por në tërësi nuk e dëmtojnë procesin”. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në katër qarqet veriore të Shqipërisë, demoktratët fituan 12 mandate deputeti, ndërsa Partia Socialiste 10 mandate.

Gjithashtu, LSI morri tre mandate, ndërsa Partia Social Demokrate dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet morrën nga një mandat deputeti. Por, pas humbjes së demokratëve në Dibër, ky rezultat pritet të ndryshojë si për Partinë Demokratike, ashtu edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ngjan edhe humbësja më e madhe e mbështetjes në këtë zonë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG