Lidhje

Rusia dëbon shtatë diplomatë


Rusia urdhëroi dëbimin të mërkurën të shtatë diplomatëve nga Sllovakia dhe vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania si përgjigje ndaj dëbimit të personelit të ambasadës ruse.

Ministria e Jashtme e Rusisë urdhëroi shtatë diplomatë, nga të katër vendet të largoheshin nga Moska brenda një jave.

Rusia tha se vendet kanë shfaqur "pseudo-solidaritet" me Republikën Çeke, e cila javën e kaluar urdhëroi dëbimin e stafit diplomatik rus.

Autoritetet çeke thonë se spiunë rusë janë përfshirë në një shpërthim të vitit 2014 në një depo municionesh, një akuzë që Moska e ka mohuar.

Estonia, Letonia dhe Lituania, ndër kritikët më të ashpër të Rusisë, u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik dhe u bënë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në 2004.

Në fillim të këtij muaji Polonia dëboi tre diplomatë rusë në mbështetje të Shteteve të Bashkuara, të cilët urdhëruan dëbimin e 10 diplomatëve rusë rreth dy javë më parë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020 si dhe pjesëmarrje në sulmin kibernetik ndaj rrjeteve kompjuterike të qeverisë amerikane.

Rusia u hakmor duke urdhëruar largimin nga vendi të pesë diplomatëve polakë.

XS
SM
MD
LG