Lidhje

Navalni paraqitet në gjykatë, dalja e parë pas grevës së urisë


Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalni doli sot përpara një gjykate në Moskë, shfaqja e parë e tij që pas përfundimit të grevës së urisë. Pamjet filmike e tregonin atë të dobësuar e me flokë të prerë.

Seanca ishte pjesë e një apelimi nga ana e zotit Navalni kundër dënimit të tij nën akuzat se kishte shpifur ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Navalni po vuan një dënim me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të lirimit me kusht lidhur me një akuzë të veçantë, për mashtrim. Ai u arrestua në janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ndodhej për kurim pas një helmimi me agjent nervor, për të cilin ai thotë se ishte orkestruar nga Presidenti Vladimir Putin. Moska e ka hedhur poshtë një akuzë të tillë.

Zoti Navalni e nisi grevën e urisë muajin e kaluar duke kërkuar trajtim të duhur mjekësor. Pas plotësimit të kërkesës ai i dha fund grevës javën e kaluar në ditën e 24 të saj.

Të enjten aleatët e zotit Navalni thanë organizata e tij po e shkrinte rrjetin e saj kombëtar përpara një vendimi gjykate, i cili pritet ta shpallë atë një organizatë ekstremiste.

Nëse Fondacioni Kundër Korrupsionit shpallet i tillë, autoritetet do të fitojnë fuqinë ligjore për të dhënë dënime me burg për aktivistët si dhe për të ngrirë llogaritë e tyre bankare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG