Lidhje

Shkarkimi, Meta nuk paraqitet sërish në Komisionin hetimor


Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta nuk u paraqit as sot në Komisionin parlamentar hetimor të ngritur me kërkesën e socialistëve për shkarkimin e tij. Dita e sotme ishte afati i fundit që Komisioni i kishte lënë Kreut të Shtetit për t’u paraqitur në seancë dëgjimore e për të mbrojtur qëndrimin e tij. Zoti Meta, megjithatë e kishte bërë të qartë që më herët se sipas tij, ngritja e Komisionit ishte e paligjshme dhe antikushtetuese.

Këtë pozicion ai e përsëriti në një tjetër letër dërguar sot Sekretarit të Përgjithshëm të parlamentit, ku ai shkruante se “ky proces ka nisur në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Rregulloren e Parlamentit, dhe ligjin” dhe ku theksohej se “Presidenti i nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit”.

Qëndrimi i Kreut të Shtetit solli reagimin e fortë të disa anëtarëve të Komisionit, ku nuk munguan propozimet për marrjen e tij me forcë. Këto propozime u hodhën poshte dhe Komisioni vendosi të ndërpresë komunikimin me Presidentin Meta.

Shkarkimi i tij është kërkuar nga shumica socialiste sipas së cilës ai ka “shkelur rëndë Kushtetutën” me përfshirjen e tij në procesin e zgjedhjeve për parlamentin e ardhshëm, në favor të opozitës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG