Lidhje

Qarku Gjirokastër, përpunuesit e vegjël synojnë të mbështesin turizmin


Përpunuesit e vegjël në Qarkun e Gjirokastrës synojnë që krahas tregut të tërheqin edhe turistët vendas dhe të huaj me produktet e tyre. Ata po krijojnë bujtina të vogla dhe po organizojnë festa lokale për të paraqitur prodhimet tipike të këtyre zonave. Rreth 40 sipërmarrës në Përmet dhe Këlcyrë kanë krijuar edhe një organizim të përbashkët për të nxitur prodhimet lokale.

Qarku Gjirokastër, përpunuesit e vegjël synojnë të mbështesin turizmin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

Një bunker ndërtuar në afërsi të Këlcyrës gati 80 vjet më parëgjatë luftës italo-greke është kthyer në një njësi të vogël të përpunimit të qumështit. Altin Meshini thotë se në fillim nuk e besoi babain e tij kur e propozoi idenë por tani ndihet tejet mirë tek jo vetëm se prodhon djathë dhe nënprodukte të qumështit por edhe e ka kthyer bunkerin e kohës së Musolinit në tërheqës për turistët.

Ideja për fillimin e këtij aktiviteti është e babait tim i cilipasi u prish sistemi, donte të bënte diçka pasi profesioni ishte gjithe jetën përpunues bulmeti. Më tha do hapim një punishte për përpunimin e qumështit tek Bunkeri tek “Rrapi i Kuqalit”, që quhet ky vendi këtu. Me thënë të drejtënu çudita dhe i them babait“shëndet kosherja se bletët të kanë ikur”, thotë zoti Meshini.

Altini thotë se trashësia e mureve të bunkerit me mbi një metër dhe temperaturat e freskëta janë perfekte për të ruajtur prodhimet e djathit që shiten në bunker.

Ky është bunkeri i 1939 ngritur nga ushtria italiane gjatë luftës italo greke. Pasi e pastruam dhe e përshtatëm filluam që në 1993 aktivitetin me ato sfidat e veta pasi ishim pa të ardhura dhe tani jemi këtu ku jemi duke investuar hap pas hapi dhe duke prodhuar jo vetëm djath por edhe pritur turistë”.

Altini është edhe Presidenti i “Pro Përmet”, një bashkësi me rreth 40 prodhues, të produkteve si verëra, gliko, por edhe bujtina , hotele dhe e restorante të voglaqë nën një markë të vetme, por pa humbur identitetet individuale,synojnëtë zgjerojnë tregun dhe produktet tipike të kësaj zone, por edhe të tërheqin turistët.

Përveç prodhimit të bulmetit unë kam hyrë dhe në linjën e turizmit. Punoj me disa kompani për pritjen e turistëve këtu ku është mundësia të shijojnë llojet e djathit dhe verërat dhe pijet e zonës. Tre katër vitet e fundit unë nuk çoj asgjëkundi me shumicë prodhime në tregjet e rretheve të tjera sepse ne kemi një filozofi dhe kjo është filizofia e shoqatës “Pro Përmet”,ku unë jam pjesë me rreth 40 anëtarë të tjerë . Filozofia jonë është të sjellim Tiarnën në Përmet, apo Fierin në Përmet apo Shkodrën në Përmet”.

Altini thotë se pandemia i goditi të gjitha sipërmarrjet e vogla por optimizmi po rirkthehet së bashku me vizitorët venda dhe të huaj.

Përmeti ka marrë së fundi një stad të lartë në turizmin në Shqipëri dhe besoj se është një trend në rritje,pasi çdo fundjavë Përmeti është destinacion turistik”, thotë ai.

Kryetari i bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni thotë se aktiviteti i përpunimit të qumështit është një nga më krysorët me të cilin jetojnëshumë familje blektorësh dhe përpunuesish.

Në shumicën e rasteve i kanë biznese familjare që përveç ndihmojnë familjen e tyre ndihmojnë edhe familjarë të tjerë që jetojnë në këtë bashki”, thotë zoti Ndoni.

Kryetari i Bashkisësë Këlcyrës thotë se mbështetja e këtyre sipërmarrjeve është e rëndësishme,jo vetëm për të shtuarprodhimin,por edhe për të mundësuar daljen më mirë nëtreg.

Shumë nga këto punishte janë kthyer edhe në atraksion që turistët kthehen dhe i vizitojnë. Përveç kësaj janë edhe si pikë orientimi për sa i përket turizmit malor në këtë zonë”.

Kushtet klimaterike të shumë zonave në Qarkun e Gjirokastrës i bëjnë produktettipike mjaft të suksesshme jo vetëm në tregun e vogël lokal por edhe atë kombëtar. Por sipas analistëve të ekonomisë këto siëprmarrje janë edhe një mbështetje për turizmin i cili po njeh gjithnjë e më shumë interes në këto zona.

XS
SM
MD
LG