Lidhje

Biden: Do të mbështes sovranitetin e Ukrainës në takimin me Putinin


FILE - In this March 10, 2011 file photo, then Vice President Joe Biden, left, shakes hands with Russian Prime Minister Vladimir Putin in Moscow, Russia.
FILE - In this March 10, 2011 file photo, then Vice President Joe Biden, left, shakes hands with Russian Prime Minister Vladimir Putin in Moscow, Russia.

Presidenti amerikan Joe Biden i tha të hënën Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy se ai do të mbrojë çështjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të Ukrainës, përpara një takimi të nivelit të lartë me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan u tha gazetarëve se të dy udhëheqësit biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe gjatë një telefonate që i paraprin udhëtimit të Presidentit Biden në Evropë.

"Ata patën mundësinë të flisnin gjerësisht për të gjitha çështjet në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë dhe Presidenti Biden i tha Presidentit Zelensky se ai do t'i qëndrojë fort çështjes së sovranitetit të Ukrainës, integritetin territorial dhe aspiratave të vendit për të ardhmen", tha zoti Sullivan.

Presidenti Biden pritet të takohen më 16 qershor në Gjenevë me Presidentin rus Putin, takim që zhvillohet mes mosmarrëveshjesh të mprehta mbi ndërhyrjen në zgjedhje, të drejtat e njeriut dhe Ukrainën.

Gjatë telefonatës së tij të parë në muajin prill me zotin Zelenskiy, pas marrjes së detyrës, Presidenti Biden i ofroi Ukrainës "mbështetjen e tij të palëkundur" ndërsa Rusia po forconte praninë ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës në një situatë që shqetësoi Kievin dhe mbështetësit e tij perëndimorë.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Shefit të Shtabit të zotit Zelenskiy, tha se udhëheqësi ukrainas dhe Presidenti Biden koordinuan pozicionet e tyre politike.

Në një postim në Twitter zoti Zelenskiy shkruante se gjatë telefonatës u trajtuan gjithashtu edhe synimet e Ukrainës për t'u bërë pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s si dhe gazsjellësit rus Nord Stream 2.

Uashingtoni ka qenë aleati më i fuqishëm i Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, megjithëse Kievi u befasua nga vendimi i administratës Biden për të hequr dorë nga sanksionet ndaj kompanisë që qëndron pas gazsjellësit rus Nord Stream 2.

Në një intervistë javën e kaluar zoti Zelenskiy i tha faqes se lajmeve amerikane “Axios” se ishte "befasuar" dhe "zhgënjyer" nga vendimi.

Ukraina kishte shpresuar gjithashtu që aleatët e saj perëndimorë do të bënin një përpjekje të re për ta pranuar atë në aleancën ushtarake të NATO-s në një kohë kur Rusia po rriste praninë e trupave ushtarake në kufi si dhe u zhgënjye që nuk u ftua në samitin e aleancës që zhvillohet këtë muaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG