Lidhje

Irani synon blerjen e satelitëve rusë


Marine Gen. Frank McKenzie, the top U.S. commander for the Middle East, speaks to the media after arriving in Syria to meet with U.S. and allied commanders and troops, Friday, May 21, 2021. The Iraqi government for the first time is expected to…

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon, sipas komandantit që mbikëqyr operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Gjeneral Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të ShBA-së, tha se sateliti rus i Kanopus-V nuk është i efektshëm në përcaktimin e një objektivi.

"Nuk mund të bësh shumë me të realisht", tha ai. "Kjo ndoshta do t'i lejojë ata të shohin diçka me madhësinë e një autobusi shkolle, gjë që nuk do të jetë veçanërisht shqetësuese për ne".

Më herët këtë muaj, zyrtarë amerikanë e të Lindjes së Mesme i thanë gazetës "Washington Post" se zyrtarët ushtarakë iranianë kanë qenë tërësisht të përfshirë në blerjen e satelitit dhe se kanë zhvilluar udhëtime të shumta në Rusi që nga viti 2018 për arritjen e një marrëveshjeje mbi këtë çështje. Ndërsa Kanopus-V tregtohet për përdorim civil, zyrtarët ushtarakë iranianë janë përfshirë shumë në blerjen e satelitetit. Sipas zyrtarëve udhëheqësit e trupave elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë bërë udhëtime të shumta në Rusi që nga viti 2018 për të ndihmuar në negocimin e kushteve të marrëveshjes.

Kanopus-V tregtohet për përdorim civil dhe Gjeneral McKenzie tha se mund të ofrojë imazhe më të mira sesa ato që mund të kapte kamera me rezolucion të lartë e një sateliti.

"Mund të duket tërheqëse të vendosësh një satelit në hapësirë në një raketë ruse dhe nëse kjo është mënyra se si ata duan t'i shpenzojnë paratë atëherë le ta bëjnë", tha Gjeneral McKenzie.

XS
SM
MD
LG