Lidhje

Presidenti i ri iranian dhe negociatat për programin bërthamor


Presidenti i ri iranian dhe negociatat për programin bërthamor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:54 0:00

Presidenti i ri iranian dhe negociatat për programin bërthamor

Irani zgjodhi një president të vijës së ashpër, besnik i udhëheqësit suprem të vendit. Presidenti Raisi ka thënë se nuk do të takohet me Presidentin Joe Biden. Presidenti i sapo zgjedhur mund të ketë rol të rëndësishëm në rifillimin e negociatave për marrëveshjen bërthamore të Iranit, por administrata e Presidentit Biden thotë se vendimi përfundimtar i takon udhëheqësit suprem iranian. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Ebrahim Raisi, politikan i vijës së ashpër, fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale të Iranit, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët. Ja si u shpreh kur ai u pyet nëse do të ishte i gatshëm të takohej me Presidentin Biden.

“Jo”

Përgjigja nuk e habiti sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

"Pikëpamja jonë është se ka një vendimmarrës dhe kjo nuk ka ndryshuar, ai është Udhëheqësi Suprem".

Shtetet e Bashkuara dhe pesë vende të tjera po negociojnë kushte të reja të paktit bërthamor me Iranin të vitit 2015, por zoti Raisi thotë se programi i raketave të Iranit është "i panegociueshëm". Ai gjithashtu fajëson Uashingtonin për shkeljen e premtimeve.

"Ju duhet t’i kishit hequr sanksionet dhe nuk e bëtë; kthehuni dhe përmbushni angazhimet tuaja. Evropianëve u them se ata nuk duhet të qëndrojnë nën presionin e politikave amerikane."

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se kjo ishte zhurmë politike, pasi sanksionet e vendosura nga ish-administrata Trump janë pjesë e diskutimeve për riaktivizimin e marrëveshjes ndërkombëtare.

“E kuptojmë, siç e kemi parë në raundet e kaluara të negociatave, që do të ketë një seri retorikash që lidhen kryesisht me nevojat politike brenda vendit të tyre. Vëmendja jonë mbetet tek negociatat që shpresojmë të vazhdojnë.”

Presidenti Raisi është vënë nën sanksione nga ShBA, si i dyshuar në ekzekutimin e mijëra të burgosurve politikë në vitin 1988, edhe pse ai e quajti veten "mbrojtës i të drejtave të njeriut" gjatë konferencës për shtyp. Ish i burgosuri Iraj Mesdaghi thotë se presidenti i ri drejtonte "komisionet e vrasjeve".

"Ai luajti një rol shumë aktiv në krahasim me anëtarët e tjerë të komisionit të vrasjeve."

Zëri i Amerikës e pyeti zëdhënësen Psaki në lidhje me sanksionet kundër presidentit të zgjedhur dhe vendit të tij.

“Presidenti i ri do të mbahet përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut nën pushtetin e tij. I kërkojmë qeverisë iraniane, pavarësisht se kush është në pushtet, të lirojë të burgosurit politikë, të përmirësojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore për të gjithë iranianët.”

Raisi është mbështetës i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Vëzhguesit parashikojnë se ai nuk do ta qeverisë vendin i vetëm dhe se do të përballet me sfida të rëndësishme.

Farzaneh Roostaee, gazetare iraniane në Stokholm, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Presidenca nuk ka kompetenca të gjera. Ai nuk është i aftë të trajtojë çështjet e krizës ekonomike apo të marrëveshjes bërthamore, të cilat janë çështje shumë komplekse dhe të vështira, nëse jo të pamundura për t'u zgjidhur."

Ende nuk dihet se kur negociatorët do të takohen përsëri për të diskutuar marrëveshjen bërthamore, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane thotë se egziston një hendek i gjerë për disa çështje kryesore.

XS
SM
MD
LG