Lidhje

Nënpresidentja Harris përmbyll vizitën në kurifin jugor amerikan


Nënpresidentja Kamala Harris i dha fund vizitës në kufirin jugor amerikan të premten, duke thënë se administrataa Biden “ka bërë përparim” në adresimin e problemit të krijuar nga numrat rekord të imigrantëve që kanë mbërritur në kufi muajt e fundit.

Shtimi i numrit të imigrantëve gjatë administratës Biden ka sjellë në qendër të vëmendjes situatën e rëndë të sigurisë në vendet e Amerikës Qendrore që detyron shumë banorë nga këto vende të largohen në kushte të vështira, në duart e trafikantëve të paskrupullt për të ardhur në Shtetet e Bashkuara. Situata është kritikuar si nga republikanët, ashtu edhe demokratët.

Gjatë vizitës, zonja Harris u duk se fajësoi, së paku pjesërisht për situatën në kufi administratën e mëparshme, duke u thënë udhëheqësve fetarë, drejtuesve të qendrave strehimore për imigrantët dhe menaxherëve të organizatave bamirëse në El Paso të Teksasit “Ne trashëguam një situatë të vështirë”.

"Në pesë muaj kemi bërë përparim, por ka ende punë përpara” tha ajo.

Vizita e nënpresidentes zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të administratës për të vënë nën kontroll dhe dekurajuar dyndjen e imigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara, duke u kushtuar më shumë vëmendje problemeve sociale e të sigurisë në Amerikën Qendrore.

"Historitë që dëgjova sot ritheksojnë natyrën e problemeve. Ajo që kërkohet dhe që do të bëjmë, është një punë e gjithanshme që vë në shenjestër çdo element të problemit,” tha nënpresidentja.

U.S. Vice President Kamala Harris speaks with members of the U.S. Border Patrol as she visits El Paso central processing center, near the border between the United States and Mexico in El Paso, Texas.
U.S. Vice President Kamala Harris speaks with members of the U.S. Border Patrol as she visits El Paso central processing center, near the border between the United States and Mexico in El Paso, Texas.

Gjatë ndalesës në kufirin SHBA-Meksikë, zonja Harris bëri një vizitë të paparalajmëruar në Pikën e Hyrjes në Paso del Norte, ku ajo vizitoi një zonë pritjeje për emigrantët, përfshirë një zonë për fëmijë të pashoqëruar. Ajo foli me një agjent të patrullës kufitare e cila tha se kushtet e saj janë përmirësuar në këtë objekt gjatë dy viteve të fundit.

Nënpresidentja u shoqërua nga kreu i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas, të cilin ajo e vlerësoi për "bërjen e një pune të shkëlqyer".

Para se të vizitonte kufirin, Nënpresidentja Harris bëri një ndalesë në një objekt të Doganave dhe Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara (CBP) dhe u takua me ligjvënësen Veronica Escobar në El Paso, Teksas.

“Jam e lumtur që jam këtu. E kisha gjithmonë në plan për të ardhur këtu dhe mendoj se do të kemi një ditë të mirë produktive”, tha ajo pasi mbërriti në El Paso.

Nënpresidentja Kamala Harris përballet ndoshta me momentin më sfidues politik gjatë vizitës të premten në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, si pjesë e rolit të saj në drejtimin e përgjigjes së administratës së Presidentit Biden ndaj një rritjeje të madhe të imigracionit.

Zonja Harris ishte në Guatemalë e Meksikë në fillim të muajit, ku u përcolli një mesazh të qartë imigrantëve: “Mos hajdeni” në SHBA, tha ajo.

People ride rafts across the Suchiate River, back and forth between Ciudad Hidalgo, Mexico, top, and Tecun Uman, Guatemala, Monday, June 7, 2021.
People ride rafts across the Suchiate River, back and forth between Ciudad Hidalgo, Mexico, top, and Tecun Uman, Guatemala, Monday, June 7, 2021.

Por mijëra imigrantë nga këto dy vende, si dhe nga Hondurasi dhe El Salvadori marrin udhën e gjatë e të rrezikshme, shpesh më këmbë, për t’i shpëtuar varfërisë e krimit në vendet e tyre.

Agjentët amerikanë të mbrojtjes së kufirit janë përballur me numrin më të madh të imigrantëve të paligjshëm në dy dekada. Ata kanë kapur mbi 180,000 vetëm në muajin maj. Kjo shifër përfaqëson një rritje të vogël nga afro 170,000 vetë të kapur në mars si dhe në prill.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG