Lidhje

Velipojë, katër të vrarë në një konflikt për shfrytëzimin e plazhit


Katër përsona mbetën të vranë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një konflikti me armë zjarri, pak minuta pas mesnatës, në qendër të plazhit të Velipojës.

Mes viktimave është biznesmeni 59 vjeçar Kujtim Ferracaku, pronar i hotelit “Fantazia” si dhe dy vëllezerët Xhovani dhe Edmond Gocaj, pronarë të hotelit “Gocaj”. Të dy hotelet ndodhen në qendër të plazhit të Velipojës, vetëm pak metra larg njëri-tjetrit.

Velipojë, katër të vrarë në një konflikt për shfrytëzimin e plazhit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Biznesmeni Feracaku është babai i Arjan Feracakut, 31 vjeçarit që u gjet i vrarë tre vite më parë në zonën e Livadhes, në periferi të qytetit.

Nga vendi i ngjarjes, Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, të lindur mes pronarëve të dy hoteleve.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të hotel “Gocaj” ku, për shkak të një konflikti të çastit me armë dhe për motivde të dobta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e shezlongeve dhe çadrave”, tha ai.

Në ndihmë të policisë vendore shkuan forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe një grup i forcave speciale “RENEA”. Nga hetimet paraprake dyshohet se në ngjarje janë përdorur 6 armë zjarri dhe se në konflikt janë përfshirë edhe përsona të tjerë.

Policia ka arestuar dy të plagosurit, që gjenden për trajtim mjeksor në Spitalin e Traumës në Tiranë, si dhe ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë.

Ndërkohë, janë shoqëruar në polici rreth 20 të tjerë, të cilët mendohet se mund të kenë dijeni rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes pronarëve të dy hoteleve.

Në lidhje me ngjarjen reaguan sot përmes rrjeteve sociale Presidenti Meta, Kryetari i Partise Demokratike Basha, zëvendës kryeministri Braçe si dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se “ngjarja duhet të jetë një alarm i fortë për strukturat e shtetit dhe se humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit, që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit edhe ne Zonën turistike te Velipojës”.

Ndarja e stacioneve të plazhit, në vijën bregdetare të Velipojës, prej vitesh është bërë burim konfliktesh mes pronarëve të hoteleve, pushuesve, por edhe grupeve kriminale, që synojnë të shfrytëzojnë në mënyrë të jashtëligjshme vijën bregdetare.

Strukturat shtetërore dhe ato vendore kanë qenë të paafta deri tani të menaxhojnë vijën bregdetare të vendit, ku prej 30 vitesh, individë, biznesmenë dhe politikanë kanë zaptuar sipërfaqe toke duke ndërtuar vila dhe hotele luksoze dhe duke shfrytëzuar pronat publike në bregdet.

Megjithëse ndaj disa prej tyre prokuroria ka ngritur çështje penale, ata kanë mundur t’i shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë duke lënë pas konflikte të shumta, që po vazhdojnë ndër vite, për problemet e pronësisë në bregdet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG