Lidhje

Rrëshqitja e dheut në Atami të Japonisë


Në Japoni me mijëra punëtorë të emergjencës po kërkojnë nën rrënojat e një zone në qendër të një qyteti bregdetar që u shkatërrua nga një rrëshqitje masive dheu, të dëshpëruar për të gjetur të mbijetuar. Të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa 80 të tjerë besohet të jenë zhdukur.

Rrëshqitja e dheut në Atami të Japonisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për dhjetëra njerëz të cilët mund të jenë të bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjes së dheut në qytetin turistik bregdetar të Atamit në Japoni. Të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur.

80 njerëz figurojnë ende të zhdukur dy ditë pas rrëshqitjes së dheut. Zyrtarët kanë në plan të publikojnë emrat e tyre, duke shpresuar se ndoshta nuk kanë qënë aty kur ndodhi fatkeqësia, pasi shumë prej apartamenteve dhe shtëpive në Atami janë shtëpi pushimi ose të marra me qira.

Deri në 130 shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan të shtunën kur katastrofa goditi qytetin turistik të ujrave termale, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Tokios.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një oshëtimë ulëritëse ndërsa një rrëke e vogël uji u shndërrua shumë shpejt në një përrua dhe kalimtarët e rastit u dëgjuan të gulçonin nga tmerri në videot e celularëve të marra në çastin kur ndodhi katastrofa.

Naoto Date, një aktor që po vizitonte zonën pas xhirimit të një skene filmi, ishte në shtëpinë e tij pranë të ëmës, kur sirenat lëshuan alarmin.

“Të moshuarit këtu më thanë se nuk e kishin përjetuar asnjëherë më parë një gjë të tillë. Kur pashë vendet e rafshuara, kuptova se atje ishin shtëpitë e ish-shokëve të mi të shkollës. Jam rritur këtu, ndaj ndjeva trishtim kur e pashë”, thotë aktori Naoto Date.

Rrëshqitja e dheut të shtunën u shkaktua nga disa ditë shirash të rrëmbyeshëm. Parashikuesit e motit thanë se kishte patur më shumë reshje nga sa regjistrohen zakonisht në Atami gjatë gjithë muajin korrik.

Katastrofa vjen vetëm disa ditë para ceremonisë të hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, e cila është lënë në hije nga rritja e numrit të infeksioneve me COVID-19 në të gjithë vendin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG