Lidhje

Restaurimi i Koloseut zgjeron qasjen për publikun


Një zonë e gjerë e sapo restauruar e Koloseut në Romë, e cila dikur ishte skenë nëntokësore e amfiteatrit antik, tani është hapur për herë të parë për publikun.

Një ekip prej më shumë se 80 ekspertësh, përfshirë arkeologë, inxhinierë dhe restaurues, punuan tek hipogeumi i Koloseut për dy vjet.

Restaurimi i Koloseut zgjeron qasjen për publikun
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Një fond prej 29 milionë dollarësh për projektin ambicioz të restaurimit që filloi në shtator 2013 u dha nga konglomerati i modës Tod i Diego Della Valles.

"Është një kënaqësi, dhe një demonstrim i faktit se kur administrata publike dhe sektori privat duan të bashkëpunojnë, rezultatet janë të dukshme. Sot, pas hapave fillestarë të projektit, ne prezantojmë një fazë tjetër për qendrën e shërbimit, e cila është po aq e rëndësishme për të mirëpritur turistët dhe personat me aftësi të kufizuara me kushtet më të mira”.

Ministri italian i Kulturës njoftoi zyrtarisht përfundimin e punimeve të premten, duke thënë se Italia do të mbajë aty takimin e ardhshëm kulturor të nivelit të lartë të G-20-ës në tetor.

"Në këtë vend do të mbahet tryeza e rrumbullakët e ministrave të trashëgimisë kulturore të G-20, si edhe Kryeministri italian, Mario Draghi. Kështu që, e gjithë bota do ta shohë që Italia jo vetëm që organizon takimin kulturor të G -20, por e mban atë në Kolose, monumenti që përfaqëson të gjithë vendin", tha ministri Dario Franceschini.

Alfonsina Russo, drejtoresha e parkut arkeologjik të Koloseut, tha se restaurimi i hipogeumit ishte shumë kompleks, duke shtuar se "çdo gur këtu është dëshmitar i gjithçkaje që ka ndodhur në arenën e madhe të Koloseut nga përurimi i tij në vitin 80 para Krishtit, deri në shfaqjen e fundit në vitin 523 të erës sonë. "

Një projekt tjetër i miratuar për Koloseun përfshin instalimin e një skene të lëvizshme të teknologjisë së lartë, që pritet të jetë funkionale në vitin 2023, dhe që ka të ngjarë të sjellë përsëri aktivitete dhe shfaqje kulturore.

XS
SM
MD
LG