Lidhje

Një opera e re për ish-agjentin e helmuar Aleksandër Litvinenko


Jeta e njerëzve të famshëm shpesh përshkruhet në filma dhe shfaqje, por një opera e re në Mbretërinë e Bashkuar ka zgjedhur ndoshta një temë të vështirë – duke pasur në qendër agjentin rus Alexander Litvinenko i cili u helmua me një substancë radioaktive në vitin 2006. Opera e re që shfaqet për herë të parë të enjten (15 Korrik), është vlerësuar nga e veja e Litvinenkos, Marina, e cila thotë se është e rëndësishme që jeta e tij dhe mënyra se si vdiq të mos harrohet.

Nuk është befasi që një histori që tronditi botën tani është bërë subjekt i një opere.

Një opera e re për ish-agjentin e helmuar Aleksandër Litvinenko
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

Aleksandër Litvinenko, një agjent rus i kthyer në kritik të Kremlinit, vdiq në nëntor 2006, pasi piu një çaj të helmuar me polonium-210 në një hotel në Londër.

Një hetim arriti në përfundimin se ai ishte vrarë nga zbulimi rus, ka të ngjarë me miratimin e Presidentit Vladimir Putin. Rusia mohoi të ketë pasur rol.

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së burrit të saj, Marina Litvinenko synon ta mbajë gjallë historinë e tij.

Opera, e vënë në skenë në Grange Park Opera në Surrey, bazohet në një libër ku ajo është bashkëautore.

"Muzika është një armë shumë e fuqishme. Ndonjëherë fjalët, fotografia nuk janë të mjaftueshme. Por muzika mund të bëjë më shumë sesa fjalët," thotë Marina.

Shfaqja përdor gjithashtu pamje filmike për të treguar historinë.

"Kjo histori ka të gjithë elementët e një opere. Opera është fuqi, politikë, dashuri, tradhëti, vrasje. Shumë opera i kanë këto tema ", thotë kompozitori Anthony Bolton.

Shfaqja e operas u vonua për shkak të pandemisë.

Por Marina është e vendosur të mbajë gjallë kujtimet e burrit të saj.

"Unë vërtet e vlerësoj që quhet 'Jeta dhe Vdekja e Aleksandër Litvinenkos', sepse atë që ai nuk mundi ta realizonte gjatë jetës, e bëri me vdekjen e tij, si sakrifica më e madhe," thotë ajo.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG