Lidhje

Vettingu, shkarkohet nga KPA ish drejtuesi i Krimeve të Rënda, Hajdarmataj


Në Shqipëri, ish drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj, mbeti jashtë sistemit të Drejtësisë pas vendiit të sotënm të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Prokurori Hajdarmataj u konfirmua në detyrë, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, tetorin e vitit 2019. Por ky vendim u ankimua nga Komisioneri publik, me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit arriti në përfundimin se prokurori Hajdarmataj “me veprimtarinë e tij ka cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësië në një mënyrë të pariparueshme” dhe se “vazhdimi i ushtrimit të funksioneve do të ishte i papërshtatshëm”.

Gjatë procesit në Kolegj, prokurori Hajdarmataj kundërshtoi konstatimet e Komisionerit Publik dhe ato të vëzhguesit ndërkombëtar i cili pati kritika të ashpra ndaj veprimtarisë së tij.

Në përfundimet e veta, Kolegji megjithatë, vërejti se për vitet 2010-2013, Hajdarmataj kishte “mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive dhe përballimin e shpenzimeve”. Sa i përket anës profesionale, u përmendën 5 raste të hetimeve, gjatë së cilave, në cilësinë e drejtuesit të zyrës së Prokurorit ai ka treguar, sipas Kolegjit, mangësi në njohuritë e ligjit, duke i pushuar apo transferuar ato në prokurori të tjera.

Një tjetër arsye, që çoi në shkarkimin e tij ishte sipas Kolegjit dhe “marrëdhënia me dy individë me precedentë penal që dëshmon një sjellje jashtëgjyqësore jo të denjë për një funksionar të një niveli të tillë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG